Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?

Nëse kohët e fundit keni kaluar muaj duke qëndruar ulur dhe duke ndjekur një plan ushtrimesh rigoroze, mund të keni përjetuar lodhje që ka ndikuar në sistemin tuaj nervor dhe imunitar, duke e bërë më të vështirë arritjen e qëllimeve të fitnesit.

Mirëpo, studimet e fundit tregojnë se nuk është e nevojshme të ushtroni pa pushim për të parë rezultate të mira.

Rezultatet e një studimi të publikuar në “Journal of Strength and Conditioning Research” sugjerojnë se kombinimi i stërvitjeve të forcës, si bench press dhe squat, me lëvizje të fuqishme, si kërcime boksi dhe goditje me top mjekësor, tri herë në javë mund të rrisë forcën trupore me deri në 23%.

Kjo tregon se një plan i zgjedhur ushtrimesh, së bashku me pushime të mjaftueshme, mund të sjellë përfitime të dukshme pa e tepruar me stërvitjet.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që para gjumit të merret një pilulë magnezi për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të ndihmuar funksionin e enzimave, duke ju mundësuar të zgjoheni më të fortë dhe të gatshëm për ditën që vjen./TAR

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!
Çfarë ndodh kur vendosni make-up gjatë stërvitjes?