Uji është një ndër produktet më jetike për shëndetin e njeriut, prandaj duhet të zgjidhni ujë të pastër dhe mos të kenë përbërës kimik në të. Një nga produktet kimike që gjendet më shumë në ujë, është fluori.
Sipas një raporti të Departamentit Amerikan të “Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore” u konstatua se rreth dy e treta e amerikanëve (rreth 211 milion njerëz) pinin ujë të fluorizuar. Disa lloje uji përmbajnë fluor natyral, madje edhe puset private të ujit përmbajnë fluor.
Sa duhet të jetë sasia e fluorit në ujë?
Sipas Departamentit Amerikan të “Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore”, sasia optimale e fluorit në ujë duhet të jetë 7 mg/L. Kjo është sasia e rekomanduar dhe e shëndetshme që duhet të përmbajë uji, në rastet e tjera ai përbën rrezikshmëri për shëndetin e njeriut.
Çfarë përfitimesh ka fluori?
Fluori shtohet në ujë për t’ju mbrojtur kryesisht nga problemet dentare, si prishja e dhëmbëve, infeksionet e mishrave të dhëmbëve etj. Sipas një studimi të kryer, adoleshentët në Amekikë kanë përjetuar rreth 30% më pak të problemeve lidhur me dhëmbët sesa prindërit e tyre që kanë konsumuar ujë të një cilësie më të dobët.
Cilat janë rreziqet e fluorit në ujë?
Rreziku kryesor që paraqet sasia e lartë e fluorit në ujë është prishja e smaltit të dhëmbëve. Në rastet e këtij problemi, shfaqen vija të bardha të theksuara në dhëmbë dhe mund të çojnë deri në zhvendosjen e dhëmbëve. Rrezikshmëria më e madhe e sasisë së fluorit është tek fëmijët rreth moshës 9 vjeç, sepse pjekuria e dhëmbëve nuk është e plotë. Sasitë e mëdha të fluorit në ujë mund të shkaktojnë probleme me kockat.
Përshati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


