Sa ndikon profesioni në shfaqjen e zhurmave në vesh?

Nga mjekja Anjeza Kuçi, ORL

Këta pacientë janë ata që kanë ushtruar gjatë jetës së tyre, edhe një profesion me zhurma, dhe çuditen shumë në momentin e vendosjes së diagnozës dhe në faktin që shumë herë na duhet t’u rekomandojmë vendosjen e aparateve të dëgjimit, për minimizimin e zhurmave dhe për një dëgjim më të mirë në momentin që e kanë të vënë protezën akustike.

anatomia e veshitSa të kujdesshëm janë të rinjtë dhe a janë të ndërgjegjshëm ata për problemet që mund të shkaktojnë disa sjellje që ata bëjnë?

Në të gjitha shtresat e popullatës, politikat mjekësore dhe fushatat sensibilizuese duhet t’u drejtohen sidomos më të rinjve që abuzojnë me jetën e natës dhe u pëlqen të dëgjojnë muzikë me zë të lartë, atyre që u pëlqen të ecin rrugës me kufje në vesh, duke dëgjuar muzikë nga telefoni apo edhe atyre më të rinjve që u pëlqen të luajnë me fishekzjarre apo kapsolla, që argëtohen kur i plasin. Nervi i dëgjimit, është shumë i ndjeshëm nga zhurma e fuqishme dhe mund të shoqërohet me një dëmtim të rëndë, deri në shurdhim të plotë.

Në të gjitha këto raste ata duhet të paraqiten menjëherë te mjeku ORL, për të marrë një mjekim korrekt, sepse një rëndësi të madhe në rikuperimin e rënies së menjëhershme të dëgjimit përbën edhe koha e marrjes së menjëhershme të medikamenteve të duhura.

Përmendëm profesionet që i favorizojnë zhurmat në vesh, çfarë këshillohet në këto raste?

Për të gjithë ata që punojnë në ambjente me zhurma, si nëpër fabrika të industrisë prodhuese, tezgjah etj, rekomandohet përdorimi i tapave të veshit gjatë punës, që të minimizohet zhurma.

Për të rinjtë që pëlqejnë të dëgjojnë muzikë nëpërmjet kufjeve, duhet një kujdes i veçantë në kontrollin e volumit të zërit, pragu i të cilit ngrihet me përdorimin e përditshme dhe nuk arrijmë ta kuptojmë se kur e ngremë dhe duhet të mbetet deri në gjysmën  e volumit që ka aparati për të mos dhënë dëmtime në nervin e dëgjimit.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës