Salepi, pija e shijshme dhe e shëndetshme njëkohësisht

Blertina Koka

Salepi është një bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të gjata, të mbështjella rreth kërcellit, me lule të mbledhura si kalli dhe me zhardhok të nëndheshëm, që përdoret për të përgatitur një pije dhe në mjekësi. Orchis sp. Divaricata (Salepi) i përket familjes Orchidaceae (Salepore). Kjo bimë gjendet thuajse në të gjithë Shqipërinë që nga zonat e ulëta deri në lartësitë e maleve. Si rezultat i grumbullimit të zhardhokëve të saj ajo ka filluar të rrallohet. Për këtë arsye kërkohet mbrojtja e saj dhe ndalimi i grumbullimit në zonat e pakësuara

Nga bluarja e zhardhokëve të kësaj bime mund të përgatitet një pije e ngrohtë si lëng i trashë, duke e zier me ujë, sheqer dhe pak kanellë.

Rrënjët e kësaj bime, të bëra pluhur dhe të holluar me ujë, përdoren si ilaç natyral. Njerëzit e përdorin salepin për problemet me aparatin tretës, si fryrjen e barkut, kapsllëk, gazra, urthin në stomak. Salepi përdoret edhe për diarrenë, sidomos tek fëmijët.

Si funksionon?

Salepi përmban një substancë të ngjashme me mukusin që ndihmon në qetësimin e traktit digjestiv.

Përdorimet

  • Diarre
  • Urth në stomak
  • Fryrje të barkut
  • Dispepsi
  • kollë
  • dhimbje fyti, ftohje

Si mund të përgatisni një salep të ngrohtë?

Përbërësit

  • 1 lugë gjelle me pluhur salepi
  • 2 gota qumësht
  • sheqer
  • kanellë

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzieni derisa të tretet mirë. Lëreni të ziejë temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet. Në fund shtoni sheqerin sipas dëshirës suaj dhe pak kanellë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe