Blerina Bombaj, dietologe
Ideale për të dhënë energji, e pasur në fibra dhe vitamina B
Përbërësit
- 1
kupë elb organik

- 3 kupa ujë
- Pak kripë
- 2 kupa bizele të njoma ose të ngrira, të ziera
- 2 kupa rrepa të kuqe të prera në feta të holla
- 2 lugë të mëdha vaj ulliri
- 1 lugë të madhe uthull balsamike
- 1 lugë të madhe mjaltë
- 3/4 lugë të vogël kripë deti
- 1/4 kupë djathë dhie të njomë
Përgatitja
Lajeni mirë elbin me ujë të ftohtë në një kullesë.
Në një tenxhere të madhe zieni ujin me pak kripë dhe pasi të marrë valë i shtoni elbin dhe ulni zjarrin. I lini në zjarr të ulët me kapak rreth 45minuta.
I kulloni dhe i lini të ftohen.
Në një enë të thellë përzieni elbin, bizelet e ziera dhe rrepat.
Për salcën
Përzieni në një enë vajin, uthullën, mjaltin dhe kripën, derisa të bëhet kremoze. E hidhni mbi sallatë dhe në fund i shtoni sipër djathin e dhisë.
Kjo recete ofron një gamë të gjerë vlerash ushqyese si fibra, vitamina te kompleksit B, proteina dhe energji që zgjat! Ajo mund të përbëjë një vakt të kompletuar dhe të përshtatshëm përpara ndeshjeve sportive, por, mund të shërbej mrekullisht edhe si vakt i darkës.
- Totali i kalorive: 300kalori
- Karbohidrate:
- Yndyra: 10gr


