Sallatë me patate

Për 4-5 persona duhen:

  • Patate sallate1 kg patate;
  • 4-5 lugë gjelle vaj;
  • 3 lugë gjelle uthull;
  • 1 kokërr qepë, e madhe;
  • piper i zi;
  • pak majdanoz;
  • kripë.

Për këtë sallatë zakonisht përdoren patate të vogla, të cilat bëjnë shumë firo në qoftë se qërohen të paziera. Prandaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në ujë të valuar dhe kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier, kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që t’u hiqet më lehtë lëkura (duhet të qërohen të nxehta që të pastrohen më shpejt dhe të bëjnë më pak firo).

Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe vendosen bukur në pjatë. Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërethi, kripë, piper i zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë.

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin