Presim sallatë në copa jo të vogla, grijmë karotën në rende, shtojmë vezën e prerë në kubikë, kaçkavallin, sallamin, kripën,
uthullën, majonezën e keçapin. I përziejmë të gjitha së bashku. Por kjo sallatë mund të bëhet edhe duke zëvendësuar sallatën jeshile me lakër të bardhë.
Përbërësit për 6 persona
- 300 gr sallatë jeshile
- 1 karrotë
- 1 kokërr vezë e zier mirë
- 1 copë kaçkavall në kubikë
- 1 copë sallam ose proshutë në kubikë
- 2 lugë gjelle majonezë
- 1/2 lugë gjelle keçap
- kripë, uthull


