Sekreti i grave indiane për flokë të gjatë, të dendur dhe të shëndetshëm

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Flokët janë gjysma e bukurisë së femrës. Ato duan kujdes dhe trajtime të duhura për të qëndruar të shëndetshme dhe të gjatë.

Indianet janë të shquara për flokët e gjatë, të dendur e plot shkëlqim, ja sekretet e tyre:

indianeXhel Aloe Vera: indianët e kanë përdorur Aloe Veran si bimë medicinale që mijëra vjet më parë. Xheli i Aloe Vera përmban më shumë se 20 vitamina, përfshirë këtu vitaminën A, B1, B2, B6, B12, C, E etj. Vitaminat e gjendura në këtë bimë rrisin qarkullimin e gjakut në kokë dhe stimulojnë rritjen e flokëve e daljen e flokëve të reja.

 Shpëlarja e kokës me ujë të ftohtë:  nxehtësia i bën flokët të duken më të ashpra dhe i dobëson ato. Lajeni kokën me ujë të vakët dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të ftohtë.

Maska me vezë: vezët janë të mbushra me proteina të cilat stimulojnë daljen e flokëve të reja dhe forcimin e tyre. Përzieni 1 kokërr vezë me 2 lugë kos dhe mbajini në flokë për 1 orë. Maskën mund ta përdorni 1 herë në javë.

Vajrat esenciale: indianët janë të njohur për erëzat e pafundme që përdorni dhe vajrat ecenciale. Vaji i rozmarinës, vaji i livandos, vaji i qitros janë shumë efektive në trajtimin e majave të dyfishta dhe ju japin shkëlqim flokëve. Në shampon që përdorni për të larë flokët hidhni 15 pika vaj esencial.

Burimi: India Times

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës