Sekreti i jetëgjatësisë? Ja çfarë ka zbuluar studimi 15-vjeçar

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Receta e jetëgjatësisë përfshin 15 minuta stërvitje në ditë, shpenzimi 2 orë duke u marrë me gjërat që pëlqeni më shumë dhe shijimi i dy gotave verë.

Këtë sugjeron ekspertja Claudia Kawas, nga Universiteti i Kalifornisë, e cila ka kaluar më shumë se 15 vite duke studiuar njerëzit mbi 90 vjeç. Ajo rekomandon gjithashtu që të mbani një peshë të shëndetshme dhe të pini 2 filxhanë kafe në ditë.

Ekspertja sugjeron të dilni nga shtëpia dhe të flisni edhe me të panjohurit, në vend që të rrini duke plotësuar fjalëkryqe ose duke luajtur Sudoku.

“Njerëzit duhet të përpiqen të përfshijnë sa më shumë gjëra gjatë ditës nëse duan t’i japin shansin vetes që të jetojnë sa më gjatë”, deklaroi ajo gjatë një konference të mbajtur në Austin të Teksasit.

Ajo dhe ekipi i saj e nisën studimin 90+ në vitin 2003 për të gjetur arsyet përse disa njerëz jetojnë mbi 90 vjeç ndërsa të tjerët jo. Në studim u përfshinë mbi 1700 vullnetarë, ku u monitoruan në lidhje me mënyrën e jetesës dhe si ndikonte ajo në shëndet.

Në fund të studimit u arrit në përfundimin që personat të cilët pini rreth 2 gota birrë ose verë në ditë ishin 18% më pak të rrezikuar që të kishin një vdekje të parakohshme.

“Nuk kam ndonjë shpjegim për këtë, por mendoj se konsumimi i moderuar i verës ose birrës shton jetëgjatësinë”, deklaroi dr. Kawas gjatë konferencës së përvitshme të organizuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës.

Burimi: The Telegraph / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak