Sekreti kundër kapsllëkut

Dieta e varfër në fibra listohet si një ndër shkaktarët e shpeshtë që shtyn drejt shfaqjes së kapsllëkut.

Duke iu referuar rasteve të trajtuara, mjekët vënë në dukje se në pjesën dërrmuese të tyre është konstatuar se abuzimet me përzgjedhjen e dietës ushqimore janë bërë shkak për shfaqjen e kapsllëkut. Ndërkohë që tek personat që në përditshmërinë e tyre janë përdorues të ushqimeve të pasura me fibra, shanset e prekjes nga kapsllëku ishin më të pakta.

diarreaNdër ushqimet që janë të varfra në fibra pohohet të jenë mishi, djathi, veza, të cilat janë masivisht të pranishme në tryezat tona. Konsumi i tepruar i tyre ndikon më pas në shfaqjen e kapsllëkut. Megjithatë, për të mbajtur larg këtë problem këshillohet që t’i jepet më shumë rëndësi dietës ushqimore të pasur me fibra, të cilat gjenden tek frutat, perimet dhe tek drithërat.

Ruajtja e balancave të duhura të fibrave të tretshme dhe atyre të patretshme ndihmon në trajtimin e këtij komplikacioni. Sa i takon kategorive më të riskuara vihet në dukje se “ushqimi i varfër me fibra krijon kapsllëk veçanërisht tek personat e moshës së tretë, gjë që bën humbjen e interesit për të ngrënë dhe zgjedhjen e ushqimeve të gatshme ose gjysme të gatshme, të thjeshta për t’u gatuar, të dyja këto të varfra me fibra ushqimore”.

fruta 1Po ashtu, edhe vështirësia e përtypjes së ushqimeve, i detyron moshat e treta që të rendin më shumë drejt ushqimeve të buta, të cilat vuajnë mungesën e fibrave të nevojshme. Po sipas mjekëve, kërkimet mjekësore kanë treguar se krahas dietës së varfër me fibra, një tjetër tregues që nxit kapsllëkun është edhe mungesa e lëngjeve në organizëm. Kjo pasi lëngjet shtojnë ujin në zorrë duke i bërë feçet më të buta dhe më të lehta për të lëvizur në zorrë.

Në këto kushte tek personat që manifestojnë probleme me kapsllëkun duhet të veprohet me shtimin e dozës së lëngjeve që duhen konsumuar gjatë ditës. Është e rëndësishme të pihen lëngje që hidratojnë trupin sidomos kur konsumojnë kafeine apo alkool. Më tej edhe mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në kapsllëk, edhe pse si fenomen mbetet ende i panjohur.

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Si vaji i ullirit mbron shëndetin e zemrës, ja proteina që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit! Zbuloni kur është koha më e mirë për ta konsumuar