Seksi anal, guida për fillestarët

Seksi anal është temë tabu për shumë femra, edhe pse pas derës së dhomës së gjumit shumica prej tyre e kanë provuar. Sipas një sondazhi të publikuar në vitin 2015, më shumë se 1 në 3 femra të moshës 19 deri 44 vjeç e kanë provuar seksin anal të paktën njëherë.seksi-anal

Ndoshta ju nuk e praktikoni çdo të shtunë, megjithatë, një gjë është e sigurt: ndoshta nga kureshtja ose nevoja për të mësuar, seksi anal është një temë për të cilën duhet diskutuar, për të mësuar çfarë duhet të bëni, çfarë duhet të shmangni, sidomos nga ato që nuk e kanë provuar ende. Ekspertët e seksit kanë krijuar një guidë të seksit anal nëse jeni të interesuara ta provoni.

Mos e provoni nëse nuk keni dëshirë. Ka goxha ndryshim nga “Nuk para fantazoj për një penis në anusin tim, por dua t’ia heq trurin partnerit” dhe “Preferoj më mirë të vdes sesa ta bëj këtë, por do më duhet të shtrëngoj dhëmbët dhe të duroj, meqë ai po më bën shumë presion”. Nëse jeni në një lidhje të shëndetshme ku të dy kujdeseni për njëri-tjetrin, ju mund të pranoni ta bëni ose jo. Por në qoftë se ai vazhdon t’ju bëjë presion edhe pasi ju ia keni bërë të qartë se nuk keni ndërmend ta provoni, çojeni në djall.

Edhe nëse jeni në një lidhje monogame, një prezervativ është ide e mirë. Kjo parandalon shpërndarjen e baktereve nga zorrët. Ekspertët e seksit sugjerojnë mbajtjen gjithmonë të pecetave pranë për çdo rast dhe të mos përdoret kurrë prezervativi i përdorur për penetrim anal edhe për atë vaginal.

Përdorimi i lubrifikantit të duhur është po aq i rëndësishëm sa kur bëni seks vaginal. Mund të keni dëgjuar se shumë lubrifikant pakëson ndjesinë e fërkimit dhe kjo mund të prishë punë për mashkullin. Broçkulla! Nuk ekziston një gjë e tillë si “shumë lubrifikant” në seksin anal. Në përzgjedhjen e lubrifikantit (gjeni në farmaci ose drugstore meqë ra fjala…por djemtë hetero me siguri nuk do të shkojnë t’i blejnë sepse kanë frikë se do t’i quajnë gay, kjo punë u mbetet femrave përgjithësisht) është e këshillueshme të zgjidhen ata me përbërje pak më të trashë pasi duan më shumë kohë të thahen. Mundohuni të zgjidhni një me bazë ujore, pasi ato vajore janë pak problem për  t’u pastruar.

Fillimi i penetrimit është pjesa më e dhimbshme. Kjo pasi koka e penisit është pjesa më e gjerë. Pasi futet koka atëherë mund të ndiheni pak më mirë. Kujtohuni sa e dhimbshme ishte hera e parë që keni bërë seks normal. Pak a shumë vlen e njëjta teori.

Relaksojini muskujt sa më shumë që të keni mundësi. Kontraktimi i muskujve të anusit e bën edhe më të vështirë penetrimin kështu që mundohuni t’i relaksoni ato.

Do fillojë t’ju ikë truri sepse do t’ju duket sikur po bëni jashtëqitjen. Por në fakt s’po e bëni. Në një fazë të caktuar nuk do ta kuptoni ndryshimin mes të dyjave, por edhe po ndodhi ndonjë gjë e vogël…ai e kërkoi vetë! Ju s’keni faj!

Mund të shtriheni me barkun poshtë, doggy-style ose misionar. Kjo është edhe renditja e pozicioneve nga ai që dhemb më pak tek ai që dhemb më shumë. Mund të dëmtoheni nëse jeni në një pozicion që lejon më shumë penetrim nga çka ju mund të duroni për momentin. Për fillestarët këshillohet pozicioni ku femra qëndron mbi mashkullin në mënyrë që të vendosë vetë ritmin që i përshtatet si dhe thellësinë e penetrimit, ku dhe partneri nuk do të ketë frikën se do ta lëndojë. Merreni me ngadalë dhe mos u shqetësoni se po i prishni fantazinë pornografike ku ai do të bënte namin. Kujtohuni se po tregoheni altruiste.

Urinoni menjëherë pas seksit anal për të shmangur infeksionet e traktit urinar.

Nëse e urreni, mos e provoni më. Nuk duhet të kaloni disa raunde ferri për të kuptuar se kjo punë nuk bën për ju. Nëse e urreni, është në rregull. Nëse nuk e urreni por prapë e keni disi të vështirë, mund  ta ruani për disa raste speciale, si përvjetorët, ditëlindjet ose Ditën e Çlirimit. ??

Burimi: Cosmopolitan / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës