Seksi oral, cilat janë mënyrat

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku androlog Evin Dani

Ka një rritje në drejtim të veprimit dhe të përdorimit të kësaj mënyre të seksit. Kinsei është një autor që njihet në SHBA për arsye se ishte i vetmi që në vitet 45’-55’ bëri studime lidhur me mënyrën e sjelljes së njerëzve në drejtim të seksualitetit me një numër shumë të madh të pyeturish.

Evin Dani (2)

Mjeku Evin Dani

Thuhet që numri i të pyeturve të ketë qenë rreth 500 mijë veta.  Në fillim ai vuri re se pati një stepje kur i pyeste njerëzit për këtë gjë. Ai i pyeste në të gjitha drejtimet: mënyra sesi bënin seks, pozicionin midis tyre, seksin oral, marrëdhënien jashtëmartesore etj.

Në atë kohë u trondit SHBA, si dhe pati një ndërhyrje nga ana e FBI-së. Kinsei u ndalua si person negativ që po bënte diçka të ndaluar në shoqëri. Pastaj evoluan gjërat. Studimet e Kinseit janë si pikë referimi për ne seksologët.

Seksi oral është një mënyrë e sjelljes që praktikohej në atë kohë kryesisht nga studentët.

Fellatio dhe kunikulus!

Seksi oral praktikohet në dy mënyra. Është ajo që quhet fellatio, kur femra kap organin seksual të mashkullit. Kunikulus është kur mashkulli përdor gjuhën, buzët për pjesët e vaginës, duke futur gjuhën për të arritur atë eksitim pak të veçantë.

Për seksin oral mund të lexoni edhe:

https://shendeti.com.al/seksi-oral-praktike-e-njerezve-te-shkolluar/

https://shendeti.com.al/seksi-oral-a-eshte-shkak-per-semundje-te-renda/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës