Seksi oral rrit rrezikun për prekjen nga kanceri i fytit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studimi i ri sugjeron se seksi oral rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i laringut. Mendohet se seksi oral mund të jetë shkaku kryesor i përhapjes së Papilloma Virus (HPV), një virus i transmetueshëm që ndodhet tek organet gjenitale të femrave dhe meshkujve dhe që mund të shkaktojë kancer në fyt.

Virusi HPV-16 njihet si një nga shkaktarët kryesorë të tumoreve orofaringeale, të cilat ndikojnë në pjesën e mesme të fytit, ku përfshihen qiellza e butë, buzët dhe bajamet. Virusi shkakton ndryshime në qelizat që ka infektuar (për shembull në fyt ose qafë) dhe këto qeliza mund të bëhen kancerogjene.

Studimi i publikuar në revistën “JAMA Oncology” është i pari që tregon përfundimisht se prezenca e virusit HPV-16 në gojë çon në zhvillimin e kancerit të laringut. Virusi HPV përhapet jo vetëm nga seksi, por edhe nga kontakti me lëkurën. Tek shumica e njerëzve, sistemi imunitar e lufton atë dhe nuk shkakton asnjë dëmtim. Por, në raste të rralla, virusi mund të shkaktojë kancer të mitrës, penisit, vaginës etj.

Pjesë e studimit ka qenë edhe një shqiptar, doktori Ilir Agalliu, i cili punon në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork. Në një intervistë të dhënë për Daily Mail, Dr. Agalliu u shpreh se studimi i kryer nga ekipi i tyre mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut për zhvillimin e kancereve të qafës dhe kokës tek njerëzit.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet