Selena Gomez tërhiqet përkohësisht nga muzika: Duhet të trajtoj depresionin dhe ankthin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Selena Gomez ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga muzika pasi i duhet të trajtojë ankthin dhe depresionin të shkaktuar nga lupusi.Selena Gomez

“Siç shumë prej jush mund ta dinë, para gati një viti zbulova se kisha lupus, një sëmundje që mund t’i prekë njerëzit në mënyra të ndryshme. Zbulova se ankthi, paniku dhe depresioni mund të jetë efekte anësore të lupusit”, u shpreh ylli botëror gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen  “USA TODAY”.

“Dua të jem e kujdesshme dhe të fokusohem tek shëndeti, prandaj kam vendosur që mënyra më e mirë është që të shkëputem për pak kohë nga muzika”, shton ajo.

“Falënderoj të gjithë fansat e mi për mbështetjen. E dini sa të veçantë jeni për mua. E di që nuk jam vetëm dhe duke e ndarë këtë me ju, shpresoj që të inkurajojë të tjerë njerëz që të kujdesen për veten e tyre”.

Gomez tregoi për revistën Billboard tetorin e kaluar se i ishte nënshtruar një kimioterapie për të trajtuar sëmundjen.

“E mbajta të fshehur deri në momentin që isha e sigurt dhe e qetë sërish”, u shpreh ajo për revistën Billboard .

Lupusi është një sëmundje kronike ku trupi i një personi sulmohet nga sistemi imunitar, që normalisht lufton infeksionet dhe trupat e huaj, si viruset dhe baktert.

Lupusi mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, si temperaturë, dhimbje koke, dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, ënjtje të duarve ose krahëve, ndjeshmëri ndaj dritës, ulcerë në gojë dhe hundë, anemi dhe rënie të flokëve.

Burimi: USA Today/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?