Sëmundja e duar-këmbë dhe gojë, shkaqet dhe trajtimi

Nga dr. Tritan Kalo, mjek infeksionist pranë QSUT-së

Sëmundja e Duar-Këmbë dhe Gojë (“Hand-Foot and Mouth Disease”) është një sëmundje virale beninje që prek kryesisht duart, këmbët dhe gojën, e shumë rrallë të ndenjurat dhe kofshët apo kërcinjtë e gjymtyrëve të poshtme. Është një sëmundje e zakonshme në fëmijët nën 5 vjeç, por MUNDET të shihet rrallë edhe në të rriturit në çdo periudhë të vitit, por më shpesh në verë dhe në vjeshtë.

Sëmundja shoqërohet ose i paraprin daljes e njollave të kuqe me temperaturë në shifra jo shumë të larta, dhimbje fyti ose djegie, dhimbje e kruajtje të njollave të kuqe në këto pjesë të trupit ku ato dalin, të cilat mundet të marrin edhe trajtën e fshikëzave.

Sëmundja përhapet nga njeriu i sëmurë te një individ i pa-imunizuar, pra që nuk e ka kaluar atë më parë, KRYESISHT nga kontakti me pështymën, feçet, lëngun e fshikave të dala në duar e këmbë, apo nga spërklat e ajrit gjatë teshtitjes apo kollës së të sëmurit.

Sëmundja përhapet kryesisht nga duart e palara, kur ato më parë kanë rënë në kontakt me virusin. Shkaktohet nga një Enterovirus (Coxsackievirus A16 ). Nuk zgjat më shumë se një javë deri në dhjetë ditë e largohet/shuhet pa ndonjë ndërlikim të mundshëm dhe ndonjë mjekimi specifik (mjaftojnë në rast nevoje përdorimi i Paracetamolit, Ibubrufenit për temperaturën, apo ndonjë pomade për të lehtësuar dhimbjen ose kruajtjen e pullave të kuqe të gojës, duarve apo këmbëve).

JO ANTIBIOTIKË në këta të sëmurë, ju lutem!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal