Kryefaqja Box 5 Sëmundjet më të shpeshta të lëkurës: Nga ekzema, psoriaza dhe rreziqet e...

Sëmundjet më të shpeshta të lëkurës: Nga ekzema, psoriaza dhe rreziqet e tjera që i kanosen lëkurës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe si i tillë është çdo ditë në kontakt më faktorë të jashtëm.

Dëmtimet e jashtme mund të shkaktojnë probleme dhe dhimbje, por shqetësimi i vërtetë lind kur këto shenja e kanë origjinën nga brenda trupit.

Në këtë postim do t‘ju paraqesim sëmundjet më të shpeshta të lëkurës:

Ekzema: Ëështë një nga sëmundjet më të përhapura dermatologjike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ekzema është një sëmundje e lëkurës dhe mbetet vetëm në lëkurë, d.m.th. nuk prek organet e brendshme dhe nuk rrezikon jetën e pacientit. Në fazat e para të saj, ekzema quhet ndryshe edhe dermatit atopik. Është një sëmundje e trashëgueshme. Ka persona që, për fatin e tyre të keq, kjo sëmundje iu shfaqet që kur lindin apo që në muajt e parë të jetës. Ka edhe persona të tjerë, të cilëve iu shfaqet në moshë madhore.

Psoriaza: Psoriasis është patologji autoimmune e cila prek lëkurën. Zonat e prekura nga kjo sëmundje zakonisht janë të kuqe, me luspa dhe shfaqin ndjesinë e kruarjes dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga përmasat dhe ashpërsia. Sipas mjekëve, personat e prekur nga psoriaza, në 20% të rasteve mund të zhvillojnë dhe sëmundje të tjera si psh artrit. Shkaktarët e kësaj patologjie ende nuk janë plotësisht të qartë edhe pse është rënë dakort që trashëgimia është faktori kryesor përcaktues në shfaqjen e saj. Sëmundjet ngjitëse, çrregullimet metabolike, faktorët hormonalë dhe ndikimet e tjera mjedisore, janë disa faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes.

Skleroderma: Është një grup sëmundjesh që ndikojnë në indin lidhës të trupit, i cili mbështet lëkurën dhe organet e brendshme. Lëkura, enët e gjakut ose indet e tjera mund të bëhen të ngurta ose të trasha. Mund të lindin ënjtje ose dhimbje në muskujt dhe nyjet. Nuk dihen akoma shkaqet, por skleroderma prek më shumë meshkujt se femrat.

Lupusi: është një sëmundje kronike inflamatore e indit lidhës që përfshin njëkohësisht pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në lëkurë, sistemin muskulo-skeletor, veshka dhe muret e enëve të gjakut. Lupusi ka origjinë autoimune por nuk dihet shkaku kryesor i shfaqjes së tij.. Nga një këndvështrim epidemiologjik në 90% manifestohet të rasteve te femrat rreth të 30-ave./ shëndeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here