Sëmundjet që përkeqësohen me të nxehtin, faktorët e rrezikut

Përshtati në shqip: Blertina Koka 

Sëmundjet e lidhura me të nxehtin shpesh shkaktohen ose përkeqësohen nga dehidratimi dhe lodhja. Stërvitja në pikun e të nxehtit apo puna në ambientet jashtë rrit rrezikun. Konsumimi i alkoolit gjithashtu rrit rrezikun për dehidratim.

Shumë ilaçe rrisin rrezikun për sëmundjet e lidhura me të nxehtin. Duke qenë nën mjekim, stina e nxehtë bëhet shpeshherë arsye për të rishikuar dozën e preparateve me të cilën këta pacientë mjekohen për shkak të dehidrimit dhe humbjes së theksuar të lëngjeve. Prandaj, nëse merrni ilaçe vazhdimisht, konsultohuni me mjekun nëse duhet të ndryshoni dozën e ilaçeve apo duhet të ndërmerrni ndonjë masë gjatë kësaj kohe.

Gjëra të tjera që mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të lidhura me të nxehtin janë:

Mosha. Foshnjat dhe të moshuarit nuk djersitin normalisht si moshat e tjera. Të moshuarit gjithashtu vuajnë edhe nga probleme të tjera shëndetësore që e bën më të vështirë uljen e temperaturës së trupit dhe djersitjen siç duhet.

Obeziteti. Njerëzit mbipeshë kanë më pak rrjedhje të gjakut në lëkurë, e mbajnë të nxehtin për shkak të shtresave dhjamore dhe kanë një masë trupore më të madhe për t’u ftohur.

Valët e të nxehtit. Njerëzit që jetojnë në qytete janë sidomos më të predispozuar që të preken nga sëmundje të lidhura me të nxehtin, duke qenë se këtu ka më shumë ndërtesa të larta dhe ajri është më i ndotur .

Sëmundjet kronike, si diabeti, problemet me zemrën dhe kanceri. Këto gjendje ndryshojnë mënyrën se si trupi shpëton nga i nxehti.

Udhëtimet në vende të shkreta apo shtete të huaja me temperatura më të larta. Kur ndryshoni klimë, trupi duhet të mësohet me këto ndryshime për të mbajtur temperaturën në nivel normal.

Shumë sëmundje të lidhura me të nxehtin mund të parandalohen duke mbajtur trupin e freskët dhe shmangur dehidratimin në ambientet e nxehta. Sëmundje të lehta të lidhura me të nxehtin zakonisht mund të trajtohen edhe në kushte shtëpie, me kura natyrale. Ndërsa goditja nga i nxehti dhe sfilitja kërkojnë trajtim mjekësor të menjëhershëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak