Kryefaqja Aktualitet Sëmundjet reumatizmale, trajtimet më të mira

Sëmundjet reumatizmale, trajtimet më të mira

0
Shpërndaje

Albaturk

Dr. Safak Onbasioglu, Klinika Albaturk

Jo të gjitha dhimbjet e kyçeve janë reumatizëm. Sëmundjet reumatizmale përfshijnë një grup të gjerë patologjish që prekin artikulacionet (kycet) duke i dëmtuar ato. Në rastet e përparuara të sëmundjes, artikulacionet deformohen dhe trajtohen nëpërmjet kirurgjisë protezike.

Çfarë janë sëmundjet reumatizmale?

Sëmundjet reumatizmale janë një grup sëmundjesh që prekin artikulacionet (kyçet) dhe muskujt. Disa prej tyre, si osteoartriti, janë pasojë e konsumimit dhe moshës. Disa të tjera, si: artriti reumatoid, spondiliti ankilozant etj, janë probleme të sistemit imun.

Safak Onbasioglu
Dr. Safak Onbasioglu

Cilat janë karakteristikat klinike të këtyre sëmundjeve?

Në bazë të këtyre sëmundjeve qëndron mekanizmi inflamator, duke shkaktuar kështu një tablo klinike të përbërë nga këto simptoma:

  • Dhimbje
  • Enjtje
  • Nxehtësi lokale
  • Kufizim të lëvizjes së kyçit
  • Cilat janë sëmundjet e këtij grupi që hasen më shpesh në popullatë?

Osteoartriti është një sëmundje e karakterizuar nga dëmtimi i kërcit që vesh sipërfaqet artikulare të kockave (që formojnë kyçin). Duke u konsumuar kërci, kyçi bëhet i dhimbshëm dhe lëvizjet e tij kufizohen. Kjo sëmundje zakonisht prek gjunjtë, këllkun, mesin, qafën, gishtat dhe këmbët.

Ostoartriti mund të shkaktojë vështirësi në lëvizje, në kapjen e objekteve, veshje, krehjen e flokëve ose uljen në karrige.

reumatizmaArtriti reumatoid është një sëmundje autoimune inflamatore kronike që prek disa artikulacione njëkohësisht duke shkaktuar gjithashtu dëmtim të kërcit që vesh sipërfaqet artikulare të kockave. Sëmundjet autoimune janë sëmundje që ndodhin kur indet e trupit sulmohen në mënyrë të gabuar nga sistemi imun (mbrojtës) i vetë organizmit.

Simptomat kryesore janë dhimbja kryesisht në këmbë, duar dhe gjunjë. Gjithashtu, shkakton enjtje dhe skuqje të kyçeve, ngurtësim dhe kufizim të lëvizjeve deri në deformim dhe humbje të funksionit të kyçeve.

Spondiliti ankilozant është sëmundje autoimune inflamatore kronike që zakonisht fillon gradualisht në fundshpinë. Kjo sëmundje përgjithësisht përfshin kyçet ku shtylla kurrizore lidhet me pelvisin (legenin), të njohur si artikulacionet sakroiliake.

Kjo sëmundje haset më shpesh në burrat e rinj, kryesisht midis adoleshencës dhe moshës 30-vjeçare.

Spondiliti ankilozant ka këto simptoma kryesore: dhimbje në fundshpinë që përkeqësohet kur pacienti mundohet të drejtojë shpinën, dhimbje në të ndenjura, dhimbje në mes të shpatullave dhe në qafë, dhimbje dhe ngurtësim i shpinës, sidomos pas një periudhe qetësie. Dhimbja dhe ngurtësimi përmirësohen pas aktivitetit fizik.

Si vendoset diagnoza e këtyre sëmundjeve?

Diagnoza e këtyre sëmundjeve vendoset në bazë të historisë së hollësishme të sëmundjes, ekzaminimit fizik të pacientit, ekzaminimit imazherik të artikulacioneve të prekur dhe analizave të gjakut.

Analizat e gjakut përfshijnë një sërë faktorësh autoimune, që janë specifike për sëmundjen.

Si trajtohen këto sëmundje?

Trajtimi i këtyre sëmundjeve përfshin një kombinim midis edukimit të pacientit, ushtrimeve dhe pushimit, mbrojtjes të kyçeve, medikamenteve dhe kirurgjisë.

Trajtimi medikamentoz i osteoartritit konsiston në antiinflamatore josteroid nga goja (ibuprofen, paracetamol, aspirinë). Përdorimi i glukozaminës (përbërës i kërcit që jepet në formë suplementi) në një pjesë të mirë të pacientëve jep rezultat pozitiv. Në një fazë më të përparuar mund të përdoren injeksionet intraartikulare me acid hialuronik.

Në rastet e sëmundjeve autoimune inflamatore kronike, përveç trajtimit që aplikohet njëlloj si në osteoartrit, bëhet trajtimi sistemik i sëmundjes duke shtuar përdorimin e antiinflamatorëve steroid (kortizonikëve) dhe imunosupresorëve (methotrexate).

Në fazë të avancuar të të gjitha sëmundjeve të këtij grupi, kur artikulacioni është deformuar dhe ka humbur funksionin, zgjidhja më efikase dhe përfundimtare është artroplastika, vendosja e protezës artikulare. Nëpërmjet kësaj kirurgjie pacientit i mundësohet rikthimi në aktivitetin e tij jetësor normal, pa dhimbje dhe me lëvizshmëri të plotë të artikulacionit.

Pothuajse të gjithë artikulacionet, duke përfshirë këllkun, gjurin, kyçin e këmbës, shpatullën, bërrylin, kyçin e dorës dhe kyçet e gishtave mund të zëvendësohen me sukses nëpërmjet kirurgjisë për vendosje proteze.

Ekzistojnë disa arsye për të vendosur për kirurgjinë në rastet me artrit:

  • Për të lehtësuar dhimbjen
  • Për të qenë i aftë për të lëvizur lirshëm

Kur është koha e duhur për kirurgjinë?

Në momentin kur struktura e artikulacionit ose indet përreth tij  janë të  deformuar dhe ilaçet nuk e përmirësojnë, atëherë është koha e duhur për operacion.

Çfarë ndërhyrjesh të tjera kirurgjikale aplikohen në rastet me artrit reumatoid?

Çlirimi i tunelit karpal: kjo procedurë mund të lehtësojë dhimbjen e sindromës së tunelit karpal në dorë dhe në krahë.

Sinovektomia: Kirurgët heqin shtresën që vesh artikulacionin (sinovian) në mënyrë të tillë që të mos gërryhet kërci dhe kocka. Procedura mund të ripërsëritet në rast se kjo shtresë rritet përsëri.

Kirurgjia për fuzionin e kockës ose kyçit: kirurgët e quajnë këtë procedurë artrodezë. Kjo kryhet për të eliminuar dhimbjen e kyçit të këmbës, kyçit të dorës, gishtave ose të shtyllës kurrizore. Kirurgu bashkon dhe ngjit bashkë dy kockat në secilin skaj të artikulacionit, duke eliminuar kështu artikulacionin.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here