Shafrani i Indisë, erëza që mund të kurojë gjithçka

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Dikur konsiderohej si një erëz që mund të hidhej me raste tek gatimet. Ndërsa tani cilësohet si një super ushqim që mund të kurojë gjithçka, që nga problemet në zemër deri tek helmimi.

Në shtete si India, ku konsumohet shumë shafrani, numri i njerëzve të prekur nga kanceri në zorrë është shumë i ulët. A mund të ketë një lidhje mes tyre?shafran-i-indise

Deri tani, pjesa më e madhe e kërkimeve mbi efektet e shafranit janë kryer tek minjtë në vend të njerëzve, duke përdorur doza më të larta seç mund të përdoren në një dietë normale.

Këto studime kanë treguar se një përbërës aktiv i gjendur tek shafrani, i quajtur kurkumin, mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të gjirit tek minjtë. Studime të tjera kanë zbuluar se kjo erëz ndihmon në shkatërrimin e pllakëzave bakteriale të formuara në tru, që lidhen me sëmundjen e alcajmerit.

Dihet që gjenet ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të një sëmundjeje, edhe pse ata mund të ndikohen edhe nga faktorë e mjedisit, konsumimi i alkoolit, duhanit etj.

Për të parë nëse shafrani i Indisë ka ndonjë efekt tek gjenet, një grup hulumtuesish shkencorë bënë një test tek 100 vullnetarë. Ata i ndanë pjesëmarrësit në tri grupe: njëri grup duhet të konsumonte kapsula që përmbanin 3.2mg (rreth 1 lugë çaji) shafran Indie, grupi i dytë një kapsulë me ilaçe të padëmshme, ndërsa grupit të tretë iu kërkua të përfshinin në dietën e tyre 1 lugë çaji shafran Indie çdo ditë.

Vullnetarët bënë një test gjaku para dhe pas eksperimentit. Pasi u kontrollua edhe ADN-ja e gjeneve, hulumtuesit shkencorë përdorën një test të ri, të zhvilluar nga Universiteti Newcastle, për të parë se si qelizat e gjakut mund t’i shpëtonin inflamacionit.

Hulumtuesit shpresonin që ky test t’u jepte një ide se si po funksiononte sistemi i tyre imunitar. Rezultatet ishin surprizuese. Pas gjashtë javësh, të gjithë vullnetarët kishin një rënie të vogël të numrit të qelizave imune.

Kjo mund të ketë ndodhur, sipas ekspertëve, si pasojë e temperaturave të larta, që mund të ushtrojnë më shumë presion tek sistemi imunitar. Testi që kontrolloi gjenet shfaqi rezultate shumë të ndryshme. Tek grupi që morën ilaçe nuk kishte asnjë ndryshim, ndërsa tek dy grupet e tjera po.

“Pamë ndryshime në gjene të lidhura me kancerin, depresionin, alergjitë si astma”, tregon prof. Martin Widschwendter.

“Ndryshimet ishin vetëm në gjak”, shton ai.

Tek grupi i tretë, që konsumoi shafran Indie të përzier me ushqime të ndryshme, si qumësht ose kos, u vu re një ndryshim i rëndësishëm tek një gjen i përfshirë në tri sëmundje të veçanta: depression, astmë, ekzemë dhe kancer.

Prof. Widschwendter rekomandon që shafrani i Indisë të bëhet pjesë e dietës së përditshme për të parandaluar sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe ato vdekjeprurëse.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?