Shalqiri, sa më shumë aq më mirë

Shalqiri përmban kripëra minerale, përqindje të mirë sheqeri (8 %), vitaminë C dhe A. E rëndësishme ëhtë sasia e madhe e likopenit që shalqiri përmban (molekulë e dobishme në profilaksinë e tumorit në prostatë).

shalqin45Si frut duhet ngrënë larg vakteve sepse falë pranisë së konsiderueshme të ujit mund të hollojë lëngjet gastrike. Tretja në këtë mënyrë ngadalësohet. Nëse jeni pranë detit, mbani parasysh këtë fakt: para se të laheni është mirë të prisni të paktën 3-4 orë.

Duke parë përmbajtjen e ulët kalorike, (1 kile ka vetëm 300 kalori), mund të hani dy kg shalqi brenda një dite në vend të vakteve. Përveçse shuan urinë, pastron organizmin, me mundësinë e humbjes së rreth një kileje peshë trupore. Shije e ëmbël e shalqirit nuk vjen nga sheqernat ( ato janë në sasi të vogla), por nga disa substanca aromatike. Mund të përfitoni shumë nga ky frut.

Vetitë- shuan etjen gjatë verës, përmban në fakt ujë biologjik shumë të pastër (i ndryshëm nga uji në shishe), mjaft minerale, ndërtë cilat kalium, mjaft efikas për fëmijët që merren me sport dhe djersijnë. Është i dobishëm kundër kolesterolit të lartë.

Kujdes, mos i hidhni farat e zeza të shalqirit, ato në doza të vogla janë të mira për të luftuar infeksionet intestinale./Ciro Vesita, dietolog italian.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet