Shëmtoi pacienten nga operacioni plastik, mjeku dënohet me 12 muaj burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin me 12 muaj burg për mjekun Hakan Gundogan, i cili është akuzuar për mjekim të pakujdesshëm me pasojë shëmtimin e trupit të një gruaje.

Shtetasi turk Hakan Gundogan ka punuar si mjek estetist në Spitalin Amerikan. Që në vitin 2015 ai është paditur nga një paciente nga Fieri, pasi pretendon se kishte kërkuar operacion estetik në gjoks dhe në bark, por mjekët në vend që ta zbukuronin i kanë shkaktuar dëmtime dhe plagë, mes tyre edhe të vendosjes në mënyrën e papërshtatshme të silikonit.

Bashkë me mjekun turk ka qenë nën gjykim edhe mjekja Rezarta Kapa, ku burime pranë gazetës ‘Shëndet+’ bëjnë me dije se gjykata e ka shpallur të pafajshme.

Gazeta ‘Shëndet+’ mëson gjithashtu se gruaja, që aktualisht jeton në Itali, kishte kërkuar nëpërmjet Prokurorisë së Tiranës që të dëmshpërblehej  me 12 milionë lekë për dëmin e shkaktuar. Ajo kishte paguar plot 7 mijë euro për ndërhyrjen kirurgjikale e cila është kryer në mënyrë të gabuar, duke i sjellë shqetësime serioze jo vetëm në pamje, por edhe në shëndet.

Ndërkohë, mjeku turk që pas kryerjes së ndërhyrjes është zhdukur pa asnjë gjurmë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni