“Shëndet+”, një sukses në panairin e shëndetësisë

Në datat 19-21 mars në Tiranë u zhvillua panairi i shëndetësisë “Medical Expo”, në të cilin mori pjesë edhe gazeta “Shëndet+”. Shumë njerëz ishin të interesuar për të mësuar lidhur me shëndetin dhe shumë prej tyre iu drejtuan stendës së “Shëndet+” për të marrë një informacion më të gjerë.

Shendeti Panairi (3)

Mes tyre nuk ishin të rrallë edhe lexuesit e rregullt, ata që blejnë çdo numër të gazetës dhe të cilët dhanë vlerësimin për punën e kryer nga stafi i gazetës, duke dhënë edhe sugjerimet e tyre.

Shendeti Panairi (2)

Shendeti Panairi (4)Objekt i panairit “Medical Expo” ishte i gjithë zinxhiri i Sektorit të Shëndetësisë dhe Industrisë së Shëndetit, pasi Shëndetësia Shqiptare sot ka nevojë që të promovojë në mënyrë dinjitoze veten e saj, stadin e zhvillimit dhe projeksionet e së ardhmes, përmes paraqitjes së zhvillimit të teknikave të reja dhe teknologjisë moderne, diagnostifikuese dhe kuruese.

Panairi i shendetesise (1)Në këtë panair u ftuan të merrnin pjesë Institucionet e Kujdesit Shëndetësor, shtetëror ose privat të të gjitha niveleve, sipërmarrjet e përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sigurimin e shëndetit, si dhe të gjithë aktorët që prodhojnë apo sigurojnë teknologjinë e nevojshme mjekësore, të barnave dhe shërbimeve.

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)