Shenjat e hershme paralajmëruese të bllokimit të arterieve: ja si t’i trajtoni përmes mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Trupi është një mekanizëm që gjithmonë të dërgon të dhëna dhe sinjale që lidhen me sëmundje të ndryshme. Më poshtë do t’ju paraqesim disa nga shenjat e hershme që paralajmërojnë bllokimin e arterieve:

arterie te bllokuaraDhimbje dhe mpirje të gjymtyrëve: nëse keni dhimbje dhe mpirje sidomos në kyçe dhe dhimbja ju eleminohet kur uleni të flini atëherë duhet të konsultoheni me mjekun, mund t’ju tregojë për bllokim të arterieve.

Lodhje e vazhdueshme dhe stres.

Impotencë

Probleme me rrahjet e zemrës ose probleme të tjera që lidhen me funksionimin e saj.

Rënie të flokëve: përveç stinës, stresit dhe faktorëve të tjera, flokët bien edhe kur rritet niveli i triglicerideve në gjak. Nivelet e larta të triglicerideve ndikojnë edhe në mos qarkullimin siç duhet të gjakut.

Arteriet e bllokuara shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe nëse nuk kuroheni në kohë mund të rezultojnë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Për të parandaluar bllokimin e arterieve ju duhet të mbani një dietë të shëndetshme ushqimore. Duhet të hani perime të freskëta me gjethe jeshile, të pini çaj jeshil, të përdorni erëza të ndryshme në gatime si arrëmyshk, kanellë, borzilok dhe erëza të tjera që janë të dobishme për shëndetin e zemrës dhe arterieve. Sipas studimeve 6 gram kanellë në ditë ul nivelin e kolesterolit të keq në 30%.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë