Shenjat e hershme që paralajmërojë kancerin e zorrës së trashë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë, duke përfshirë këtu prirjen gjenetike, historinë familjare, sëmundjet dhe inflamacionet e shpeshta të zorrëve. Faktorët e tjerë të riskut janë mënyra pasive e
Zorrajetesës, mbipesha, konsumimi i duhanit dhe pijeve alkoolike etj. Sipas studimeve, thuhet se njerëzit me diabet kanë rrezik deri në 40% më të lartë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

Ja disa nga simptomat e hershme që paralajmërojnë kancerin e zorrës së trashë:

Për fat të keq, kanceri i zorrës së trashë zakonisht nuk jep asnjë simptomë në fazat e tij të para.

Kur simptomat fillojnë të shfaqen, thuhet të kenë arritur faza të mëvonshme të sëmundjes. Simptomat ndryshojnë në varësi të vendndodhjes së tumorit.

Disa nga simptomat mund të jenë: diarre e shpeshtë, kapsllëk kronik, jashtëqitje me gjak, anemi, dhimbje të rënda stomaku etj.

Këto simptoma shoqërohen shpesh me humbje peshe drastike, të vjella, humbje oreksi, ndjesi lodhjeje e pakuptueshme etj. Ky lloj kanceri mund të ndodhë në çdo pjesë të zorrës së trashë. Nëse vëreni dy ose më shumë simptoma që paraqitëm më sipër, konsultohuni menjëherë me mjekun./ Burimi: dailymail

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit