Statistikat thonë se më shumë se 43.000 amerikanë janë diagnostikuar me kancer oral, gjatë 1 viti.
Numri i njerëzve që vuajnë nga kanceri në gojë dhe fyt është shqetësues, por një lajm i mirë është se zbulimi i hershëm është aq i lehtë nëse ndiqni kontrollin rutinë të dhëmbëve çdo gjashtë muaj.
Ndryshimet e indeve dhe kanceri i hershëm mund të zbulohen nga dentisti. Kjo do të thotë se nëse zbulohet herët, shkalla e mbijetesës është 80% në 90%.
Si fillim duhet të shikoni shëndetin e përgjithshëm të gojës. Më pas bëni një inspektim vizual në të gjitha fushat e gojës dhe fytit për të gjetur ndonjë anomali, të tilla si plagë dhe arna të kuqe ose të bardha.
Shenjat e kancerit oral:
Gunga e dyshimta të gjetura në gojë, nofulla dhe qafë
Plagë në fytyrë, qafë, ose në gojë që nuk shërohen
Dhimbje të fytit kronike
Humbje peshe drastike
Gjakderdhje të pashpjegueshme
Arna të kuqe ose të bardha në gojë ose gjuhë
Të ngjirurit e zërit
Ënjtje apo trashje e zonave brenda gojës
Megjithatë, ka disa masa që mund të merrni për të minimizuar rrezikun e kancerit oral:
Kufijzoni pirjen e alkoolit
Mbani një dietë të shëndetshme
Shmangni pirjen e duhanit dhe përdorimin e të gjitha produkteve të duhanit
Shmangni ekspozimin ndaj diellit. Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


