Shenjat e kancerit të testikujve, ja cilat janë

Për gazetën “Shëndet+”, prof.dr. Agim Karaj dhe prof.dr.Elmas Eltari

Disa meshkuj janë pa shenja klinike, domethënë pa ankesa. Kur shfaqen shenjat klinike ato përfshijnë:

  • Dhimbje të testikulit ose diskomfort.
  • Enjtje të testit.
  • Dhimbje në fund të barkut/poshtë.
  • Mund të enjten gjendrat e gjoksit (gjendrat mamare).

stres-mashkullNëse dikush ka ndonjë nga këto shenja, duhet të kërkojë një konsultë me mjekun.

Njeriu me kancer testikular ka një përqindje të lartë mundësie të mbijetesës deri në 5 vjet, në 95% të rasteve. Nëse kanceri nuk është përhapur jashtë testit, mbijetesa për 5 vjet mund të arrijë deri në 99% të rasteve, ndërsa nëse është përhapur në indet rrethuese ose në gjendrat limfatike rrethuese, përqindja e mbijetesës është më e vogël, rreth 80-96%.

Kimioterapia ofron një raport shërimi deri në 80%.

Rezultatet globale të kancerit testikular në SHBA në vitin 2013 ishin 8300 raste me vdekje, ndërsa në 1990-n ishin 7000 raste. Në Angli, afërsisht çdo vit diagnostikohen 2000 burra dhe përgjatë gjithë jetës, rreziku i një mashkulli nga kanceri testikular është rreth 1 në çdo 200 raste ose 0,5%.

Mosha më e zakonshme e kancerit që mund të shfaqet  tek meshkujt lëkundet midis 20-39 vjeç, periudha më e zakonshme kur fillojnë tumoret, rrallëherë është parë të fillojnë përpara moshës 15-vjeçare.

Shenjat e sëmundjes

Një nga shenjat e para të kancerit testikular është shfaqja e një ‘masë të çrregullt’ në testin. Në adoleshencë dhe gjatë shërbimeve ushtarake rekomandohet një kontroll rutinë për kancerin testikular asimptomatik, ndërsa adultëve u rekomandohet një vetëkontroll apo ekzaminim mjekësor. Sidoqoftë, Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që duhet të kontrollohen individët kur kanë histori familjare me kancerin.

Shenjat e sëmundjes mund të përfshijnë një ose disa nga ato që pasojnë:

  • Një masë në testin që mund të jetë ose jo e dhimbshme.
  • Dhimbje e mprehtë ose e shurdhët.
  • Ndjenja e rëndimit në skrotum.
  • Zmadhimi i gjoksit (gynecomastia) nga efektet hormonale të β-hCG,
  • Dhimbje lumbare (mezi) nga përhapja e tumorit në nyjet limfatike të shpinës.

Nuk është e zakonshme përhapja e kancerit në organet e tjera, përveçse në mushkëritë. Nëse ndodh kjo, atëherë do të ketë këto shenja:

  • Shkurtim të frymëmarrjes (dispnoe), kollë dhe gjak (hemoptosis).
  • Enjtje në qafë, nga metastazat në gjëndrat limfatike.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"