Shenjat e para të kancerit të zorrës së trashë, që njerëzit nuk i kuptojnë dhe i menjanojnë për vite

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Kanceri i zorës së trashë është kanceri i tretë më i përhapur në SHBA. Vetëm në vitin 2016 janë diagnostikuar rreth 140.000 njërëz me këtë lloj kanceri. Ajo çfarë e bën këtë lloj kanceri vdekjeprurës është fakti se simptomat e tij të para janë shumë delikate dhe mund të ngjajnë si të parëndësishme, kështu që pacientët e kapin në faza shumë të vona.

Ja disa nga shënjat që duhet t’i dini për ta zbuluar në faza të vona këtë kancer:

kanceri i zorres se trasheDhimbje barku: kjo simptomë sigurisht që mund të neglizhohet sepse është një dukuri që ndodh shpesh dhe kur nuk jeni sëmurë. Por duhet të dini se nëse këto dhimbje në zonën e barkut vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe intensiteti i tyre sa vjen e shtohet, mund të tregojnë për kancer kolateral.

Lodhje e vazhdueshme: lodhja kronike dhe ndjesia e këputjes është simptomë që lidhet me të gjitha llojet e kancerit. Nëse kjo lodhje shoqërohet me simptoma të tjera si gjakderdhje, vështirësi në jashtëqitje etj, mund të tregojë për kancer të zorrës së trashë.

Rënie në peshë në mënyrë të papritur: qelizat kancerogjene përdorin shumë energji të trupit dhe dobësojnë sistemin imunitar. Kjo gjë çon në rënie peshe në mënyrë të pakuptueshme. Kanceri i zorrës së trashë shkakton humbje oreksi dhe rënie të madhe në peshë.

Lëvizjet e parregullta të zorrëve: shumë njerëz janë të prekur me polipse të zorrës së trashë, të cilar janë grupe të vogla qelizash që mund të bëhen kancerogjene me kalimin e kohës. Kur këto polipse kthehen në tumore, ato ndikojnë në lëvizjen e zorrëve dhe bëjnë “zhurmë”.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës