Shenjat paralajmëruese që tregojnë se mëlçia juaj është sëmurë dhe nuk po funksionon siç duhet

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm dhe prandaj është shumë e nevojshme që të kontrolloni simptomat e para që vijnë prej saj në mënyrë që të parandaloni ndonjë sëmundje të mundshme. Mëlçia vazhdimisht eleminon toksinat nga trupi, filtron gjakun etj.

Ja disa nga simptomat që tregojnë se mëlçia nuk po funksionon siç duhet:

  • MELCIAALodhje, madje edhe nga përpjekja më minimale fizike
  • Dhimbje koke e vazhdueshme
  • Dhimbje nyjesh dhe muskujsh
  • Djersitje e tepërt, madje edhe kur flini gjumë
  • Probleme me lëkurën në formë puçrash dhe ekzemë, kjo ndodh sepse akumulohen komponime toksike dhe mëlçia nuk është e aftë t’i përpunojë dhe t’i nxjerrë jashtë.
  • Kapsllëk ose diare
  • Dhimbje në stomak, fryrje të barkut
  • Probleme me tretjen e ushqimit yndyror
  • Erë e keqe e gojës
  • Çekuilibër hormonal
  • Vështirësi në përqëndrim
  • Depresion i mundshëm
  • Ndjenjë ankthu dhe përshtypja që diçka mund të ndodhë

Nëse vëreni 2 ose më shumë simptoma të tilla, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj. Mëlçia mund të detoksifikohet nga një dietë e shëndetshme me fruta dhe perime, vaj ulliri, peshk dhe proteina. Këto lloje ushqimesh mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe eleminimin e toksinave. Është shumë e rëndësishme të shmangni konsumimin e alkoolit dhe kafeinës.

Burimi: Natural & Healthy World

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit