Shenjat paralajmëruese të mungesës së selenit dhe si t’i shmangni ato

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Edhe pse jetojmë në një periudhë bollëku, ku mund të kemi pothuajse çdo ushqim që dëshirojmë, përsëri vuajmë nga mungesa të vlerave të ndryshme ushqyese, duke dëmtuar kështu shëndetin. Mungesa e selenit është më e zakonshme sesa njerëzit mund ta kuptojnë; shifrat mund të shkojnë nga 500 milionë deri 1 miliard njerëz në të gjithë botën.mungese seleni

Prandaj është e rëndësishme që të dini simptomat e mungesës së selenit dhe si t’i shmangni ato.

Çfarë është seleni?

Seleni është një mineral esencial që ka role strukturore dhe enzimatike në trup. Ai njihet më shumë si një antioksidues dhe katalizator për prodhimin e hormonit aktiv të tiroideve.

Ja disa përfitimet shëndetësore të selenit

Seleni është i nevojshëm për funksionimin siç duhet të sistemit imunitar. Mungesa e tij mund të shkaktojë çrregullime të humorit dhe mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si kancer, artriti reumatoid etj.

Vetitë antioksiduese dhe mbrojtëse të selenit ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, që mund të shkaktojnë dëmtim të membranës qelizore dhe ADN-së. Radikalet e lira mund të shkaktojnë gjithashtu plakje të parakohshme dhe dëmtim të lëkurës.

Shenjat paralajmëruese të mungesës së selenit

Sistem i dobët imunitar – Duke qenë se seleni luan një rol të rëndësishëm tek imuniteti, ju mund të ndiheni të dobët nëse keni mungesë të kësaj lënde ushqyese. Nëse

Ndryshim i ngjyrës tek thonjtë dhe rënie të flokëve – Mungesa e selenit është lidhur me rënien e flokëve. Lëkura gjithashtu fillon të humbasë ngjyrë, ndërsa thonjtë fillojnë të zbardhen më shumë seç duhet. (Lexoni disa nga shenjat paralajmëruse që thonjtë mund t’ju dërgojnë)

Lodhje – Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës ose më shumë se zakonisht, ju mund të keni mungesë të selenit. Kjo ndodh si rezultat i sistemit të dobët imunitar, që ju bën objektiv të problemeve të ndryshme me shëndetin.

Probleme me kujtesën – Nëse keni probleme me përqendrimin, humbje të kujtesës ose periudha të shkurtra të depresionit, mund ta keni nga mungesa e selenit.

Hipertiroidizmi – Hiperdiroidizmi ndodh kur tiroidet nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone. Nëse ndjeni lodhje, depresion dhe shtim në peshë të menjëhershëm, duhet të merrni në konsideratë nivelet e selenit.

Simptoma të tjera të lidhura me mungesën e selenit përfshijnë edhe dobësim të muskujve, probleme me zemrën, dhe prekja shpesh nga gripi. Mungesa kronike e selenit lidhet gjithashtu me prapambetjet mendore, sëmundjet e zemrës, astmës dhe artritit reumatoid.

Ushqimet e pasura me selen

Kur ushqimet janë të përpunuar, ulet niveli i selenit, Mënyra më e mirë për ta marrë këtë lëndë ushqyese është të konsumoni varietete të shumta të lëndëve të papërpunuara.

Më poshtë do të gjeni disa nga burimet ushqimore më të mira të selenit:

  • Gjeli i detit dhe pula
  • Mishi i viçit
  • Vezët
  • Tërshëra, elbi dhe orizi kaf
  • Farat e susamit dhe lulediellit
  • Brokoli, spinaqi dhe asparagu
  • Llojet e ndryshme të peshkut
  • Bukë gruri

 Burimi: Healthy and Natyral World / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve