Shenjat që japin kistet e vezoreve

elton peciElton Peci, mjek obstetër gjinekolog

Kur shfaqen më shpesh kistet e vezoreve?

Kjo varet nga lloji i kisteve. Teorikisht ato mund të shfaqen në ccdo moshë. Kistet funksionale shfaqen gjatë jetës riprodhuese. Ato janë gjithnjë beninje. Kur kistet shfaqen në menopauzë kanë një rrezik më të lartë për të qenë kancer.

Në shumicën e rasteve këto kiste nuk shkaktojnë simptoma dhe femrat nuk e kuptojnë që kanë një kist. Në disa raste ato mund të shkaktojnë:

Ndjesi presioni, fryrje apo dhimbje në bark.

Dhimbje në fund të barkut.

Çrregullime në urinim.

Dhimbje gjatë kontaktit seksual.

Dhimbje gjatë periodave.

Rritje në peshë.

Çrregullime të menstruacioneve.

Të përziera dhe të vjella.

Dhimbje gjoksi.

Inferilitet

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë