Shenjat që paralajmërojnë një shëndet të dobët

Shpenzoni disa minuta nga koha juaj dhe hidhni vështrimin në pasqyrë. Keni sy të kuq? Thonj me nuancë kafe?  Shenjat e parëndësishme në trupin tuaj janë të shpeshta, por kur ato kombinohen me simptoma të tjera duhet të shqetësoheni vërtet.

mirror 34Nëse thinjeni para kohe: nëse 50% e flokëve tuaj janë gri para moshës 40 vjeç, duhet të bëni kontroll pasi mund të keni diabet, thotë dr. Joan Libman Smith.

Vetulla të shkurtra: humbja e qimeve tek vetullat është tregues se keni tiroide. Filloni trajtimin për të rifituar fijet e humbura sa më shpejt të jetë e mundur.

E bardha e syrit: kur jeni shumë të lodhur, mund të vini re se pjesa e bardhë e syrit tuaj merr ngjyrë të verdhë. Konsultohuni me mjekun nëse jeni prekur nga verdhëza. Nëse sytë ju skuqen shpesh, bëni testin për sëmundjen Klamidia.

Plasaritje e buzëve:  plasaritjet tek cepat e buzëve tregojnë mungesë të theksuar të vitaminës B ose zinkut. Trajtimi me mëllenjë mund t’ju ndihmojë.

Gjendra në qafë: nëse vini re se gjatë natës mund të keni pësuar enjtje në pjesën e përparme të qafës, mund të jeni duke u prekur nga tiroidet, sidomos nëse kjo shoqërohet edhe me pasoja të tjera, si: humbje peshe apo sy të zmadhuar. Kjo sëmundje prek gratë midis moshës 20 – 50 vjeç.

Fytyrë të kuqe: nëse keni faqe apo hundë të kuqe. Stresi, dielli, apo ushqimet pikante bëjnë që enët e gjakut të zgjerohen, kështu që duhet të kufizoni ekspozimin në diell. Konsultohuni me një mjek, i cili mund t’ju rekomandojë antibiotikët që ju nevojiten./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë