Kryefaqja Shendeti a-z D Shenjat që paralajmërojnë se jeni diabetikë

Shenjat që paralajmërojnë se jeni diabetikë

0
Shpërndaje

Diabeti është një gjendje e zakonshme kronike mjekësore që ndikon në mënyrën se si trupi juaj e kthen ushqimin në energji.

Diabeti mund t’ju vijë pa ndonjë simptomë të dukshme por mund të ndodhë edhe e kundërta. Në fakt, shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë që kanë diabet derisa të arrijnë një nivel që e kanë të vështirë ta sjellin nën kontroll.

Ja disa nga shenjat e diabetit që duhet t’i kushtoni rëndësi

Urinimi i shpeshtë: Është një shenjë që niveli i sheqerit në gjak është jashtë kontrollit dhe gjithashtu mund të nënkuptojë që keni diabet. Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë dhe veshkat nuk mund ta filtrojnë atë mjaft mirë në mënyrën që duhet, sheqeri përfundon në urinë. Shumë sheqer në një mjedis të ngrohtë dhe me lagështi mund të çojë në traktin urinar edhe infeksionet e majave, veçanërisht tek gratë.

Humbje peshe ekstreme: Një nga shenjat më të rëndësishme të diabetit është humbja e peshës. Nëse keni diabet, trupi juaj nuk është në gjendje të përdorë glukozën (sheqerin) në mënyrë efektive për energjinë e tij. Në vend të kësaj, trupi juaj do të fillojë të djegë yndyrën dhe mund të përjetoni humbje të papritur të peshës.

Humbje e shikimit: Ndër të gjitha simptomat e tjera të diabetit, një nga ato më të rëndësishmet është shikimi. Nivelet e larta të sheqerit mund të shtrembërojnë thjerrëzat në sytë tuaj, duke përkeqësuar shikimin.

Lodhje: Një diabetik zakonisht ndjen presionin në traktin urinar më shumë sesa një person normal. Urinimi i shpeshtë i cili mund të prishë ciklin e gjumit e bën personin të ndjehet i rraskapitur dhe i lodhur.

Dhimbje këmbësh: Një nga shenjat më të rëndësishme dhe të hershme të diabetit është dhimbja dhe enjtja e këmbëve. Diabeti mund të shkaktojë ngurtësim të arterieve së bashku me dëmtime nervore të cilat vërehen në këmbë. Kjo është e njohur gjithashtu si neuropati diabetike,  një gjendje që prek këmbët.

Sëmundjet e veshkave: Veshkat janë mbushura me enë të vogla gjaku të filtojnë mbetjet që largohen nga organizmi ynë nëpërjmet urinimit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak i mbingarkon këto filtra dhe me kalimin e kohës fillojnë problemet deri në momentin që pushojnë së funksionuari. Sa më të rregullt jeni në mbajtjen nën kontroll të nvelit të sheqerit  në gajk dhe të tensionit aq më të larta janë shanset që të keni veshka të shëndetshme. Edhe nëse keni simptoma që kanë lidhje me sëmundjet e veshkave është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të menaxhoni sa më mirë nivelin e sheqerit në gjak.

Infeksionet: Diabeti bën që të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe për të shfaqur komplikacione. Personat me diabet kanë shanse më të larta për t’u prekur nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, infeksionet respiratore, influencat stinore, pneumonia, infeksionet e traktit urinar, etj. Sigurohuni që të bëni vaksinat në kohë përfshirë edhe ato kundër gripit. /Diabetes Care

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here