Shenjat që s’duhet t’i injoroni asnjëherë, mund t’ju tregojnë probleme me mëlçinë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Në rastet kur trupi ju dërgon sinjale që nuk i kishit hasur më parë, nuk duhet t’i injoroni kurrsesi. Një nga organet që mund të dëmtohet apo të pësojë probleme për shkak të mënyrës së keqe të jetesës është mëlçia. Mëlçia mund të dëmtohet nga dieta e varfër ushqimore, konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, stresi etj. Nëse mëlçia bëhet e paaftë për të kryer normalisht funksionet e rregullta fiziologjike atëherë mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore dhe mund të dëmtojë organet e tjera. Ja simptomat më të zakonshme që mund t’ju lajmërojnë për probleme me mëlçinë:

  • sy i verdheLëkurë e zbehtë
  • Lodhje kronike të pashpjegueshme
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Hemorroide
  • Vena dhe variçe të dala
  • Dhimbje në hapsirën midis shpatullave
  • Dhimbje stomaku pasi hani ushqime të yndyrshme
  • Dhimbje sysh
  • Verdhësi tek pjesa e bardhë e syve
  • Të vjella të shpeshta
  • Shije e hidhur në gojë pasi hani një ushqim

Nëse vëreni dy ose më shumë nga këto simptoma tek vetja në mënyrë të vazhdueshme, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjëkun tuaj./ Burimi: familylifegoals.com

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë