Shenjat që tregojnë se keni çrregullime hormonale, të cilat shumë prej jush i injorojnë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ccregullim hormoneshTë jeni në gjendje të identifikoni shenjat që ju tregojnë se keni një çekuilibër hormonal, është pika kyçe për një jetesë të shëndetshme. Ja disa nga shkaqet kryesore të cilat duhet t’i dini për të vijuar më tej vizitën tek mjeku!

Shtim konstant në peshë: Nëse keni ndonjë problem të vogël me peshën, kjo nuk do të thotë se dieta juaj nuk po funksionon si duhet. Ajo mund të jetë shenjë se keni çregullime hormonale. Kur prodhimi i kortisolit ndërpritet, (qoftë përmes stresit apo ndonjë arsye tjetër), jo vetëm që mund të shkaktojë shtim në peshë, por gjithashtu mund të akumulojë peshë në zona të caktuara të trupit.

Lodhje e vazhdueshme: Lodhja është një tjetër nga shenjat treguese se keni çekuilibër hormonal, veçanërisht nëse flini mjaftueshëm, por ende zgjoheni dhe ndjeheni të lodhur.

Humor i keq: humor i keq, nervozizëm, ankth dhe depresion mund të jenë shkaqe treguese se keni çrregullim hormonal.

Pagjumësi: shpesh, gratë që vuajnë nga menopauza përballen me problemet e gjumit. Pagjumësia është tregues i fuqishëm i çregullimeve hormonale.

Djersitje e tepërt: është një tjetër nga shenjat që tregojnë çekuilibër të hormoneve. Gratë në menopauzë (ose perimenopauzë) shpesh përjetojnë afshe të nxehta natën, kur janë në shtrat, këto janë të njohura si djersitje natën dhe nganjëherë janë shenjë paralajmëruese për fillimin e menopauzës.

Burimi: http://wisemindhealthybody.com/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?