Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Një numër i madh i njerëzve, madje më shumë se 60%, të cilët vuajnë nga diabeti, nuk e dinë këtë. Diabeti shpesh quhet vrasës i heshtur sepse simptomat e diabetit vështirë vërehen dhe shumë lehtë merren për diçka tjetër. Diabeti zakonisht diagnostikohet me anë të hulumtimeve dhe analizave që nuk lidhen me vetë diabetin.
Simptomat e habitshme të renditura më poshtë mund t’ju ndihmojnë në shmangien e diabetit dhe të gjitha ndërlikimet që vijnë prej tij.
Lëkurë tepër e thatë: Lëkura thahet shumë pasi diabeti ndikon në qarkullimin e gjakut. Në qoftë se hidratanti nuk mund t’ju ndihmojë, shkoni tek mjeku dhe kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak.
Lëkura errësohet vende vende: Arna të errëta në lëkurë, sidomos mbi bërryla, gjunj dhe pjesën e prapme të qafës janë konsideruar si një shenjë e diabetit. Kushti që shkakton këto ndryshime quhet “nigricans acanthosis” është i lidhur me sheqerin e lartë të gjakut. Këto çështje mund të zgjidhen me humbjen e peshës ose trajtimin e zonës me vaj të zgjedhur nga dermatologu juaj.
Urinimi i shpeshtuar dhe etja e tepruar: Nëse urinoni shpesh, sidomos gjatë natës, ndoshta vuani nga diabeti. Veshkat përpiqen shumë ta largojnë glukozën e tepërt nga gjaku, gjë që shkakton nevojë për të urinuar. Etja e tepërt ndodh për shkak se trupi ka nevojë për t’i rikthyer lëngjet e humbura. Këto simptoma janë disa nga treguesit e diabetit.
Vështirësi në dëgjim: Diabeti mund të ndikojë edhe dëgjimin tuaj. Humbja e dëgjimit mund të shkaktohet nga pre-diabeti, sipas një studimi të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Pre-diabeti karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit dhe rritje prej 30% në humbjen e dëgjimit. Shkencëtarët besojnë se humbja e dëgjimit shkaktohet nga diabeti i cili dëmton enët e gjakut dhe nervat në vesh. Në vend që të çoni në maksimum volumin e televizorit, testoni nivelin e sheqerit në gjak.
Uria: Uria e tepërt është një tjetër simptomë e diabetit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit në gjak rritet, trupi mendon se është i uritur dhe kërkon burime të glukozës, e cila do t’i furnizojë qelizat dhe do ta mundësojë punën e tyre.
Burimi: naturalcuresandhomeremedies.com/http://shëndeti.com.al


