Shenjat që tregojnë se trupi juaj është i mbushur nga parazitët

Edhe pse parazitët mund të gjenden në të gjithë trupin, ato lulëzojnë sidomos tek zorrët. Parazitët janë të ndryshëm në formë dhe ushqehen nga qelizat e kuqe të gjakut, duke shkaktuar kështu anemi. Parazitët janë mjaft të zakonshëm dhe mund të gjenden kudo. Ato mund të futen në trupin tuaj përmes ujit, ushqimit apo marrëdhënieve seksuale. SipasOrganizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3.5 miliard njerëz janë të prekur nga disa lloje infeksionesh parazitare.

Ja disa simptoma që tregojnë praninë e parazitëve të ndryshëm në trup:

paraziteProblemet e lëkurës: si ekzemë, lëkurë e thatë, skuqje lëkure, puçrra ose akne, plagë etj.

Çrregullime të gjumit: ku mund të përfshihen gjumi i trazuar, përpëlitjet në krevat, pagjumësi etj.

Sindroma e zorrës nervoze: është një nga shenjat më tipike të pranisë së parazitëve në trup sepse parazitët mund t’ju bashkëngjiten mureve të zorrës duke shkaktuar inflamacion.

Lodhje të shpeshta, depresion, ankth.

Prombeme të barkut: si dhimbje apo fryrje barku, kapsllëk ose diarre etj.

Dhimbje nën kërthizë, dhimbje të zemrës, muskujve, mpirje duarsh etj.

Mungesë hekuri në gjak.

Probleme riprodhuese: si probleme me prostatën, probleme menstruale, ruajtja e ujit në trup, infeksione të traktit urinar etj.

Probleme me humorin: ndjenjë ankthi, nervozizmi, depresioni, harresë etj.

Probleme me oreksin: disa parazitë ju nxisin të hani më shumë dhe të shëndosheni, disa lloje të tjera parazitësh ju bëjnë të bini në peshë .

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë