Shënohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, 1 i infektuar në QSUT

malarie

Shënohet rasti i parë me malarie për këtë vit në Shqipëri. Ekspertët e shëndetësisë konfirmojnë se një 35-vjeçar nga Elbasani është paraqitur rreth një javë më parë në Shërbimin e Infektivit në QSUT me temperaturë të lartë, ethe dhe të vjella. Nisur nga simptomat e shfaqura dhe kontrollet e kryera, mjekët kanë dalë në përfundimin se pacienti është infektuar nga malaria.

35-vjeçari është një punëtor sezonal në shtetin grek, ku edhe është infektuar.  Vetëm para disa ditësh Greqia dha alarmin për përhapjen e malaries në 12 rajone. (lexo këtu)  Sipas Qendrës Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vetëm prej mesit të muajit gusht në Greqi janë zbuluar 65 raste të malaries. Shfaqja e sëmundjes në shtetin helen rrit ndjeshëm rrezikun për përhapjen e saj, duke qenë se edhe numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë aty është i lartë.

Malaria shkaktohet nga një parazit i quajtur “plasmodium”, i cili fillimisht fshihet në mëlçi dhe më pas shkon në enët e gjakut dhe infekton qelizat e kuqe të gjakut, që bartin oksigjenin në të gjithë trupin. Ky parazit fillon të shumohet dhe të përhapet në qelizat e kuqe të gjakut çdo 48-72 orë, duke shkaktuar kështu temperaturë, ethe, djersitje.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni