Shije e hidhur në gojë, ç’duhet të bëj?

gooja2

Përshëndetje! Jam një burrë 37 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi që më është shfaqur pak kohë më parë. Prej disa javësh më ndodh shpesh të kem një shije të hidhur në gojë, gjë që shtohet sapo ha diçka. Dua të di se nga se shkaktohet dhe çfarë duhet të bëj?”.

Me respekt: Altini

“Së pari do t’ju rekomandoja të bënit një vizitë te mjeku gastro-hepatolog, sepse shqetësimi që ngrini mund të jetë simptomë e një ndonjë problemi të aparatit gastro-intestinal. Por do t’ju rekomandoja që të bënit dhe një vizitë te dentisti juaj, sepse shija e hidhur mund të jetë e lidhur dhe me një pathologji  të mundshme të gojës. Gjithësesi ju rekomandoj të bëni sa më parë këto kontrolle, në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur sa më parë”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare