Shikoni ç’thotë grupi i gjakut për shëndetin dhe sëmundjet që mund t’ju prekin

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumë studime janë marrë me evidentimin e problematikave shëndetësore që mund të shkaktojnë grupet e gjakut. Ja disa prej tyre:

grup gjakuGrupi A: njerëzit me këtë grup gjaku kanë një rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e stomakut, veçanërisht nëse ata konsumojnë alkool ose duhan. Thuhet të ketë lidhje të caktuara midis grupit të gjakut A dhe prirjes për alkoolizëm. Femrat që kanë këtë grup gjaku janë shumë pjellore dhe mund të mbesin shtatëzanë edhe në një moshë të madhe.

Grupi B: njerëzit që kanë këtë grup gjaku kanë një rrezik të madh për t’u prekur nga kanceri i pankreasit.  Gjithashtu ata kanë rrezik më të madh për t’u prekur nga problemet e kujtesës, sëmundja Alzheimer etj. Njerëzit me këtë grup gjaku kanë metabolizëm të shpejtë dhe mund të ndërtojnë shumë shpejt masë muskulare.

Grupi 0: njerëzit me këtë grup gjaku kanë një rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri në stomak. Meshkujt me këtë grup gjaku kanë gjasa të preken nga sëmundjet e stomakut dhe ulçerat. Thuhet se niveli i fertilitetit tek këta persona është i ulët dhe për pasojë mund të hasin probleme në pjelloritet. Këta persona stresohen shpejt dhe priren të jenë nervozë.

Grupi AB: femrat me këtë grup gjaku kanë shance më të mëdha për t’u prekur nga kanceri ovarian. Disa nga sëmundjet që janë më të shpeshta tek njerëzit me këtë grup gjaku janë sëmundjet e zemrës, problemet e tretjes, gastritis, sindroma e zorrës së irrituar etj./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?