Shkaktarët e venave varikoze të gjymtyrëve të poshtme dhe disa mënyra trajtimi

Elida Mici, kirurge flebologe

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.vena

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz (lexo më shumë këtu).

Faktorët favorizues

Trashëgimia është një ndër faktorët kryesor në shfaqen e kësaj sëmundjeje. Nëse të dy prindërit vuajnë nga varikoza, mundësia për të pasur varikozë edhe fëmija është 95%.

Faktorë të tjerë janë: barrat, profesioni (i lidhur me pozicionin e punës, ngritjen e peshave të rënda) mbipesha ose rëniet e menjëhershme nga pesha, duhani etj.

Përsa i përket moshës së shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek fëmijët ose adoleshentët, ende sot është një realitet i neglizhuar.

Autorë të shumtë këmbëngulin në aspektin heriditar, trashëgiminë, në transmetimin e sëmundjes së varikozës, duke bërë që ajo të shfaqet sa më herët.

Mjekimi i venave të varikozuara

Metodat e trajtimit të insuficiencës së venave të varikozuar janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri, radiofrekuenca etj.

Sot në botë ka gjetur përhapje të gjerë skleroterapia me shkumë skerozante, duke mjekuar të gjitha format e venave varikoze dhe cilësuar si standard i lartë ku në 10 të sëmurë 8 trajtohen me skleroterapi.

Kjo për disa arsye:

– e lehtë në aplikim, kryhet në kushte ambulatore,  pa anestezi lokale

– pasi kryhet,  pacienti vazhdon aktivitetin normal

– ka kosto të ulët

– aplikohet sa herë lind nevoja, nuk ka kufi, duke qenë sëmundje evolutive me origjinë të panjohur.

Çfarë është skleroterapia?

Është një teknikë e trajtimit të sëmundjes së varikozës dhe realizohet nëpërmjet injektimit të një produkti sklerozant në formën e shkumës në brendësi të venës së dëmtuar. Realizohet me disa seanca, në bazë të segmenteve të dëmtuara të venave të varikozuara./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave