Shkaktari nr. 1 i kancerit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ushqeheni shëndetshëm, kryesisht me produkte bimore. E frekuentoni rregullisht palestrën. Aplikoni krem kundra diellit siç duhet. Nuk keni pirë asnjëherë duhan. Duke ndjekur zakone të tilla të shëndetshme, supozohet që mund të ulet rreziku i zhvillimit të kancerit me kalimin e viteve. Mirëpo, krahas këtyre vjen një studim bombastik që sugjeron se të gjitha këto zakone janë shumë më pak të dobishme seç e kishim menduar në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit, kjo krahasuar me një arsye më të fortë. Studimi, nga Universiteti Johns Hopkins, ka arritur në përfundimin se 2/3 e të gjitha rasteve me kancer mund t’iu atribuohen mutacioneve gjenetike që shkaktojnë zhvillimin e masës tumorale. Më pak fjalë, më shumë raste të kanceri shkaktohen nga fati i keq, sipas autorëve të studimit.

Nëpërmjet këtij studimi shkencëtarët donin të zbulonin përse disa inde në trup, si ata tek zorra e hollë dhe pankreasi, kanë norma më të larta të rrezikut të kancerit se të tjerët. Kështu ata monitoruan ndarjen e qelizave staminale në 31 llojet e ndryshme të indeve, duke i krahasuar këto shifra me rreziqet e zhvillimit të kancerit gjatë jetës tek të njëjtat inde. Përfundimi: Sa më shumë ndarje të qelizave të ndodhin, aq më i lartë është rreziku për zhvillimin e kancerit.

Sipas Bert Vogelstein, profesor onkologjie tek Universiteti i Mjekësisë Johns Hopkins, sa më shumë ndarje të qelizave ndodhin, aq më shumë mundësi ka që të ndodhë ky mutacion.

A duhet të shqetësohemi apo lehtësohemi nga ky fakt që në shumicën e rasteve nuk është në dorën tonë prekja nga kanceri? Edhe pse hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se 22 lloje kanceri lidhen më shumë me mutacionet gjenetike të rastësishme, 9 të tjera – si një lloj kanceri i lëkurës, apo kanceri i mushkërisë, i zorrës, qafës dhe kokës – lidhen me faktorët mjedisorë që mund t’i kontrolloni pjesërisht, si ekspozimi shumë ndaj rrezeve UV apo duhanpirja. Këto 9 lloje kanceri influencohen gjithashtu edhe nga faktorë të trashëguar, prandaj kontrollet e herëpashershme tek mjeku mund t’ju ndihmojnë të identifikoni një tumor shumë para se ai të bëhet i rrezikshëm për jetën.

Si përfundim, kanceri është një përmbledhje e sëmundjeve të shkaktuara në shkallë të ndryshme, duke filluar nga gjenetika, faktorët e mjedisit dhe mutacionet e gjeneve të cituara në studimin e Johns Hopkins. Gjithsesi, sipas sugjerimeve të American Cancer Society, është e udhës të ndiqni disa sjellje të shëndetshme: të ushqeheni shëndetshëm me fruta dhe perime, të kryeni rregullisht aktivitet fizik, të minimizoni ekspozimin ndaj rrezeve UV dhe cigareve.

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?