Shkaqet e uljes së nivelit të testosteronit dhe si ta rrisni atë në mënyrë natyrale

Përashtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Testosteroni është një hormon mashkullor që kontrollon dëshirat seksuale dhe luan një rol kyç në kapacitete të tjera si në sistemin e tretjes, dendësinë e kockave, nivelin e trombociteve të kuqe në trup etj. Mungesa e testosteronit tek meshkujt mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga sëmundjet e tilla si diabeti i tipit 2, sëmundjet e mushkërive, rënie të flokëve, lodhje kronike, renie në peshë ose obezitet etj. Ja disa mënyra se si mund ta rrisni nivelin e testosteronit në mënyrë natyrale:

testosteronMerrni më shumë zink: niveli i testosteronit ulet kur ka mungesë zinku në trup. Për të rritur nivelin e testosteronit duhet të konsumoni ushqime të pasura me zink si butakë, mish të kuq, fasule, arra etj.

Shmangni stresin: ankthi dhe stresi janë faktorë që ndikojnë në uljen e testosteronit, sidomos tek meshkujt e moshës 19-39 vjeç. Përpiquni të menjanoni stresin sepse kortizoli ndikon në rënien e nivelit të testosteronit.

Shmangni obezitetin: studimet kanë treguar se mbipesha tek meshkujt ndikon në rënien e nivelit të testosteronit. Mundohuni të mbani një peshë normale, pa luhatje dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mos konsumoni alkool: meshkujt që konsumojnë rregullisht alkool iu ulet niveli i testosteronit në 7% në krahasim me ata që nuk konsumojnë.

Bëni aktivitet fizik: kjo është një ndër pikat më të rëndësishme për meshkujt që duan ta mbajnë nivelin e testosteronit të lartë.

Dieta e shëndetshme, fjetja në mënyrë të mjaftueshme 7-8 orë në ditë, kontrollimi i dëshirave seksuale janë disa nga faktorët e tjerë që ndikojnë në nivelet e testosteronit./Burimi: realnaturalcare

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç