Shkaqet pse ju thahet goja

A është e rrezikshme nëse ju thahet goja dhe gjuha? Çfarë e shkakton këtë fenomen?

Në bazë të përgjigjeve, dr. Robert Shmerling (profesor mjekësie në Shkollën Mjekësore të Havardit) renditi disa nga shkaktarët e tharjes së gojës:

  • gojaEfektet anësore të barnave të ndryshme, si përshëmbull diuretikët.
  • Sëmundjet e tilla si Parkinsoni, diabeti, epilepsia, sëmundjet psikiatrike etj.
  • Shytat ose infeksionet e tjera, veçanërisht nëse lidhen me dehidratimin.
  • Terapitë e rrezatimit dhe kimioterapitë shkaktojnë tharje goje gjithashtu.
  • Sindromat  e lidhura me kushtet autoimune Sjogren ( ato në të cilat sistemi imunitar sulmon indet e trupit).
  • Dëmtimet nervore, të cilat mund të vijnë pas një dëmtimi ose kirurgjie afër gjendrave të pështymës.
  • Dehidratimi, nëse nuk pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
  • Pirja e duhanit.
  • Problemet me stomakun.

Përveç një ndjesie të bezdisshme, komplikimet e thatësisë së gojës mund të përfshijnë prishjen e dhëmbëve, plagë në gojë dhe vështirësi në gëlltitje. Goja e thatë nuk mund të konsiderohet si një fenomen i rrezikshëm, por nëse shoqërohet me kushte të tilla si diabeti apo sëmundje psikiatrike mund të ketë pasoja të rrezikshme shëndetësore.

Disa nga mënyrat që të menjanoni tharjen e gojës janë larja e dhëmbëve në mënyrë të shpeshtë, shpëlarja e gojës me ujë me flor në mënyrë që të zvogëloni shancet për dëmtimin e dhëmbëve. Konsumimi i lëngjeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës