Shkaqet që çojnë në nevojën për protezë totale të gjurit

Ervin Priftaj, ortopedist -traumatologjist

Dëmtimet ostseoartritike të gjurit janë shkaqet kryesore për proteze totale gjuri. Kjo është një sëmundje e artikulacioneve sinoviale, që karakterizohet nga procese degjenerative dhe reparative, dhe që vihet re në 40 % të ekzaminimeve radiologjike në pacientët ≥ 40 vjec. Megjithatë, vetëm 50 % e këtyre pacientëve janë simptomatike. Osteoartriti mund të jetë primar ose sekondar.

gjuri i protezuar i cementuarDëmtimet mekanike (si dëmtimet e mëparshme të menisqeve ose të Ligamenteve Kruciate), infeksionet piogenike, instabiliteti ligamentar, si dhe frakturat intra-artikulare janë shkaqet më të shpeshta të osteoartritit sekondar. Shkaqe të tjera të dëmtimeve kartilaginoze përfshijnë artritin rheumatoid, hemofilinë, sinovitin vilonodular të pigmentuar, nekrozat avaskulare idiopatike dhe steroide, dhe rrallë displazine kockore.

Studimet e faktorëve të riskut për osteoartritin e rëndë të kokso-femoralit dhe gjunjëve kanë treguar se vëllezërit dhe motrat e personave që i janë nënshtruar protezimeve të artikulacioneve kanë probabilitet 3-5 herë më të madh se personat me moshë të njëjtë me ta, për të patur nevojën e një ndërhyrje të njëjtë kirurgjikale. Kjo do të thotë që gjenet kontribuojne rreth 30 % në riskun total për Osteoartrit të rëndë. Studimet me bazë laboratorike kanë treguar që kromozomi 11 është i lidhur me osteoartritin e rëndë të kokso-femoraleve dhe kromozomi 2 me osteoartritin e rëndë të gjunjëve. Gjenet e sakta të përfshira nuk njihen akoma.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm