Shkaqet që çojnë në rënie apo humbje të dëgjimit

Dr. Rexhina Rama, mjeke ORL

Mosha e avancuar është shkaku më kryesor i humbjes së dëgjimit. 1 në 3 njerëz nga mosha 65-74 vjeç ka rënie dëgjimi. Pas 75 vjeç, ky raport shkon 1 në 2 njerëz. Kërkuesit nuk e kuptojnë plotësisht pse dëgjimi ulet me moshën. Mundet të jetë ekspozimi ndaj zhurmave gjatë tërë jetës dhe faktorë të tjerë dëmtues që prishin mekanizmat delikate të veshit.

Gjenetika gjithashtu luan rol.

Zhurmat e ulin dëgjimin në qoftë se janë të larta ose të vazhdueshme. Në disa vende pune, veshët ekspozohen në zhurma të larta çdo ditë, të tilla janë: ushtria, minierat, fabrikat, bujqësia, transporti, klubet e natës.

Shkaktarët e rënies së dëgjimit konduktive janë të shumta. Mund të përmendim:

  • Keqformimet e veshit të jashtëm, kanalit të dëgjimit ose strukturave të veshit të mesëm.
  • Lëngu në veshin e mesëm (otit media me efuzion)
  • Infeksione të veshit (otit media akut)
  • Alergjitë
  • Disfunksion i tubit të Eustakut
  • Perforacion i membranës timpanike
  • Tumoret beninje
  • Tapat e dyllit
  • Trupat e huaj në kanalin e veshit
  • Infeksion i kanalit të jashtëm
  • Otoskleroza

Shkaktarët e rënies së dëgjimit sensorineurale janë:

  • Ekspozimi në zhurma të mëdha
  • Traumat e kokës
  • Viruse
  • Sëmundje autoimune të veshit të brendshëm
  • Rënie dëgjimi familjare
  • Rënie dëgjimi nga plakja (presbiakuzia)
  • Keqformime të veshit të brendshëm
  • Sëmundja Meniere
  • Tumoret

Sa shqetësuese dhe e zakonshme është rënia e dëgjimit?

Rënia e dëgjimit është shumë e shpeshtë dhe shumica e njerëzve e kuptojnë që mund të prekë gjithsecilin nga ne, në çdo kohë gjatë jetës.

Po të flasim për statistika, mund të themi se 20% e amerikanëve raportojnë disa shkallë të rënieve të dëgjimit. Në moshën 65-vjeçare, 1 nga 3 njerëz ka rënie dëgjimi. 60% e njerëzve me rënie dëgjimi janë persona aktivë. Rreth 2-3 në çdo 1000 fëmijë në Amerikë lindin me një rënie dëgjimi të detektueshme në njërin apo të dy veshët. Përreth 15% e fëmijëve të moshës shkollore ( 6-19 vjeç) kanë rënie dëgjimi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis