Shkencëtarët: Bethoveni i kompozoi kryeveprat e tij duke ndjekur ritmin e çrregullt të zemrës së tij

Bethoveni ndiqte rrahjet e zemrës së tij kur kompozonte (Bethoveni ishte i shurdhër), thonë studiuesit. Ata thonë se ritmet goditëse të gjetura në punët e famshme të tij mund të jenë frymëzuar nga gjendjet e zemrës. Këto pjesë të muzikës përputhen me ritmin e çrregullt të zemrës të shkaktuar nga aritmia.

BethovenGrupi i kërkuesve nga Universitetet e Miçiganit dhe Uashingtonit dhe përfshin kardiologë, historianë mjekësie dhe muzikolog.

Gjatë studimit u analizuan kompozime të ndryshme të Bethovenit për “gjurmë” të gjendjes kardiake që dyshohet se ai kishte.

Ritmet e disa pjesëve në fakt mund të reflektojnë ritmin e çrregullt të zemrës të shkaktuar nga aritmia. “Muzika e tij të prek në zemër në mënyrë figurative dhe fizike”, thotë Xhoel Hauell i Universitetit të Shkollës Mjekësore të Miçiganit.

“Kur zemra rreth në mënyrë të çrregullt në një sëmundje zemre, ajo e bën këtë edhe në disa pjesë të caktuara. Mendojmë se mund ta dëgjojmë edhe në disa pjesë të muzikës së tij.

Sinergjia mes mendjes dhe trupit tonë formëson mënyrën se si e perceptojmë botën.

bethoven muzikaKjo është edhe më e vërtetë në botën e muzikës dhe artit, që reflekton përvojat më të brendshme të njeriut”, shton Hauelli.

Skuadra e punës studioi ritmet e kompozimeve të ndryshme që mund të reflektonin aritminë e Bethovenit, një gjendje që mund të bëjë që zemra të rrahë shumë shpejt, shumë avash ose me një ritëm të çrregullt.

Shpërthimet e papritura dhe të menjëhershme në muzikën e Bethovenit duket se përputhen me këto çrregullime të aritmisë./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet