Shkencëtarët kanë identifikuar 11 faktorë rreziku për demencën

Shkencëtarët kanë identifikuar 11 faktorë rreziku për demencën dhe i kanë përdorur për të zhvilluar një mjet që mund të parashikojë nëse dikush do të ketë këtë gjendje në 14 vitet e ardhshme.

Demenca është një term i përgjithshëm për humbjen e kujtesës, gjuhës, zgjidhjes së problemeve dhe aftësive të tjera të të menduarit që janë mjaft të rënda dhe ndikojnë në jetën e përditshme. Të dhënat u publikuan në revistën BMJ Mental Health.

Numri i njerëzve që jetojnë me demencë në mbarë botën parashikohet të trefishohet në 153 milionë deri në vitin 2050. Ekspertët kanë thënë se kjo gjë paraqet një kërcënim për sistemet e ardhshme shëndetësore dhe të kujdesit social. Por hulumtimi mbi faktorët kryesorë të rrezikut, disa prej të cilëve përfshijnë stilin e jetesës, mund të shmangë rreth 40% të rasteve.

11 faktorët janë mosha, arsimi, historiku i diabetit, historiku i depresionit, historiku i goditjeve në tru, historiku i demencës te prindërit, nivelet e mungesës së gjërave që konsiderohen domosdoshmëri, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, të jetuarit vetëm dhe të qenit mashkull.

Akademikët theksojnë se deri në 40% e rasteve të demencës mund të parandalohen përmes modifikimit të disa faktorëve të stilit të jetesës, të tilla si ndalimi i pirjes së duhanit, ulja e presionit të lartë të gjakut, humbja e peshës dhe pakësimi i konsumit së alkoolit.

Studiuesit ekzaminuan faktorët e rrezikut krahas faktit nëse njerëzit kishin apo jo një gjen specifik – gjenin APOE, i cili është një faktor i njohur rreziku për demencën. Ky mjet rreziku u quajt mjeti UKBDRS-APOE.

UKBDRS mund të përdoret si një mjet kontrolli fillestar për të ndarë njerëzit në grupe rreziku dhe ata që identifikohen si me rrezik të lartë, do t’u nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.

 

Burimi: anabelmagazine.com

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis