Shkencëtarët përdorin “qelizat natyrale vrasëse” për të luftuar kancerin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë nisur një tjetër luftë kundër kancerit. Ata kanë vendosur të ndërhyjnë tek qelizat natyrale vrasëse për të luftuar kancerin.

Shkencëtarët australianë kanë gjetur një mekanizëm i cili bën që qelizat imune të vrasësit natyral të tregojnë mëshirë ndaj tumorit.qeliza

Ndryshimi i këtij mekanizmi kishte një efekt dramatik tek minjtë e prekur nga kanceri i lëkurës, prostatës dhe gjirit. Ndërsa me ndërhyrjen e vrasësve natyrale kundër tumoreve, arritën të parandalonin metastazat vdekjeprurëse dhe përhapjen e kancerit në organet vitale të trupit.

Në rastin e kancerit të gjirit, rritja e tumorit në gjëndrat e qumështit u reduktua dukshëm.

“Kjo na mëson si të aktivizojmë qelizat natyrale vrasëse tek një pacient dhe të rrisim sistemin imunitar për të trajtuar sëmundjen”, u shpreh autori kryesor i studimit, dr. Nicholas Huntington.

Ai shpreson që ky studim t’i hapë rrugë terapive të reja imunitare për të fuqizuar qelizat natyrave vrasëse të trupit dhe për të luftuar kancerin.

Qelizat natyrale vrasëse janë qelizat e bardha të specializuara të gjakut, të cilat veprojnë si vrasësit e sistemit imunitar. Puna e tyre është të lokalizojnë dhe të çrrënjosin qelizat në trup, të cilat mund të përbëjnë rrezik për shëndetin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare