Shkencëtarët zbulojnë arsyen intriguese që qëndron pas epidemisë misterioze të goditjeve në tru tek të rinjtë ‘e shëndetshëm’

Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e duhanit mund të jetë pas një morie goditjesh fatale në mesin e meshkujve të rinj dhe të shëndetshëm.

Ekspertët kanë vënë re një rritje misterioze të goditjeve në tru në moshën nën 50 vjeç në vitet e fundit. Tani studiuesit britanikë kanë gjetur prova, që sugjerojnë se duhani mund të jetë fajtor për një pjesë të kësaj rritjeje.

Në një studim të mbi 500 viktimave të goditjes në tru të moshës 18 deri në 49, ekspertët zbuluan se rreziku i goditjes në tru ishte deri në shtatë herë më i lartë tek meshkujt që pinin duhan.

Kjo vjen pasi të dhënat zyrtare tregojnë se njerëzit e moshës 25 deri në 34 vjeç kanë më shumë gjasa të pinë duhan në Britani, me pothuajse një në gjashtë duhanpirës aktual.

Shifra të tjera sugjerojnë se përdorimi i duhanpirjes tek djemtë në Britani janë në rritje.

Phillip Ferdinand, një studiues për goditjet në tru nga Universiteti Keele tha se të dhënat theksuan rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të inkurajuar njerëzit që të lënë duhanin.

“Hulumtimet e fundit kanë treguar një rritje të të rinjve që kanë këto goditje të pashpjegueshme, kështu që është e rëndësishme të vlerësohet çdo lidhje e mundshme. Studimi ynë zbuloi se pirja e duhanit mund të jetë një faktor kyç”, tha ai.

Gjetjet vijnë pasi analiza e MailOnline e të dhënave të NHS zbuloi se goditjet në tru tek meshkujt nën 39 vjeç janë rritur me gati një të katërtën gjatë dy dekadave të fundit.

Për krahasim, sulmet kërcënuese për jetën tek gratë e së njëjtës moshë janë rritur me vetëm 1 për qind.

Në studimin e ri, të botuar në revistën Neurology, ekspertët morën nën studim 546 viktima që pësuan goditjeje pa ndonjë shkak të dukshëm dhe i përputhën sipas gjinisë dhe moshës me një person tjetër që nuk kishte pësuar goditje në tru.

Ekspertët më pas krahasuan faktorë si historia e pirjes së duhanit, konsumimi i alkoolit dhe niveli i stërvitjes midis këtyre njerëzve. Studiuesit zbuluan se, në përgjithësi, duhanpirësit kishin dy herë më shumë rrezik për të pësuar një goditje në krahasim me jo duhanpirësit.

Megjithatë, rreziku ishte edhe më i lartë për grupe të caktuara.

Meshkujt duhanpirës kishin trefish rrezik për goditje në tru krahasuar me ata që nuk pinin duhan dhe rreziku u katërfishua te duhanpirësit e të dy gjinive në grupmoshën 45 deri në 49 vjeç.

Duhanpirësit e rëndë, ata që kishin ekuivalentin e më shumë se 20 paketave të cigareve në vit, u zbulua gjithashtu se kishin katër herë më shumë rrezik për një goditje në tru.

Këta faktorë rreziku dukej se kombinoheshin, me duhanpirësit meshkuj që kishin shtatë herë më shumë rrezik për një goditje në tru, më i larti në studim.

“Gjetjet tona sugjerojnë se përpjekjet e vazhdueshme të shëndetit publik rreth parandalimit të pirjes së duhanit, mund të jenë një mënyrë e rëndësishme për të ndihmuar në uljen e numrit të goditjeve që ndodhin tek të rinjtë,” tha ai.

Dihet se pirja e duhanit rrit rrezikun e goditjes në tru duke ngushtuar arteriet që furnizojnëme gjak trupin. Ky ngushtim rrit rrezikun nga mpiksja e gjakut, që mund të çojë në ndërprerje të furnizimin me gjak në tru, duke shkaktuar një goditje në tru.

Lënia e duhanit përfundimisht do të ndihmojë në uljen e këtij rreziku, megjithatë ish-duhanpirësit mund të kenë akoma një rrezik më të lartë të goditjes në tru, krahasuar me një jo duhanpirës./dailymail.co.uk

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj