Shkencëtarët zbulojnë qelizat që kontrollojnë urinë!

Elena Beta, gazeta “Shendet+”

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një trajtim kundër obezitetit pas gjetjes së qelizave që kontrollojnë urinë. Hulumtuesit nga Universiteti Princeton zbuluan se disa qeliza të trurit, të njohura si DRN, aktivizohen në minj të uritur.

Këto qeliza reagojnë ndryshe kur minjve u jepet një sasi e tepërt e ushqimit, duke sugjeruar se qelizat e trurit luajnë një rol në sjelljen e ushqyerjes.

Autori i studimit Alexander Nectoë tha: “Ka dy mundësi kur shihni diçka të tillë.

‘Njëra është se qelizat janë duke u aktivizuar nga uria, mundësia tjetër është se ato janë në fakt pjesë e mekanizmit të ndjenjës dhe reagimit ndaj urisë – dhe në këtë rast dyshojmë në këtë të fundit,’ raportoi The Independent.

Nëse është e vërtetë, aktivizimi i qelizave të tilla mund të jetë një zgjidhje efektive e humbjes së peshës, sipas studiuesve.

Ata shtojnë se pacientët me diabet ose probleme të tjera të lidhura me obezitetin mund të përfitojnë veçanërisht, Gjetjet janë botuar në revistën Cell./dailymail

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet